• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN KOKAINË DHE ARMË NË TIRANË/ Arrestohen 11 persona, si e organizonin trafikun e lëndës narkotike
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN KOKAINË DHE ARMË NË TIRANË/ Arrestohen 11 persona, si e organizonin trafikun e lëndës narkotike

2 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionit policor të koduar “Galeria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar 11 persona.

Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 3 armë të ftohta, 2 aparate celular dhe 1 automjet.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 3 armë të ftohta, 2 aparate celular dhe 1 automjet.
Si rezultat i një pune të vazhdueshme hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Galeria”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë në kohë dhe në vende të ndryshme, shtetasit:
•A. H., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”;
•A. H., 48 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e qëndrimit “Arrest në shtëpi”;
•A. H., 34 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

•A. K., 28 vjeç, E. S., 42 vjeç dhe F. Ll., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Shtetasi A. H., 34 vjeç, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, ku ishin të pranishëm shtetasit e tjerë lartpërmendur.
•E. H., 35 vjeç, E. S., 22 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat” kanë ndaluar për kontroll në Rrugën e Dibrës, mjetin me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjerë shtetasit E. S dhe R. D. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).
•N. L., 36 vjeç dhe S. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në një lokal të marrë me qira, shtetasi N. L., në bashkëpunim me shtetasin S. K., merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik shtetasit N. L. iu gjet një aparat celular, i cili dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 doza me lëndë narkotike kanabis, 10 doza me lëndë narkotike kokainë, 3 armë të ftohta (thika), 2 aparate celular dhe 1 automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E COVID-19/ Tre viktima dhe 245 raste të reja infektimesh në Kosovë
Previous article "LAMTUMIRË..."/ Lajm i trishtë për Çilketa Xhilagën, babai i saj ndërron jetë nga COVID-19 (FOTOT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT