Policia e Fierit vijon kontrollin masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Disa bimë kanabis janë sekuestruar në fshatin Ndërmenas, ndërsa është arrestuar një 53-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Ndermënas, të parandalojnë dhe të godasin një tjetër tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit, në oborrin e banesës së shtetasit R. S, u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndermënas, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


