• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN DY MINA TELEKOMANDË DHE LËNDË…/ Arrestohet në Spanjë një 33-vjeçari shqiptar, pritet…
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN DY MINA TELEKOMANDË DHE LËNDË…/ Arrestohet në Spanjë një 33-vjeçari shqiptar, pritet…

19 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është arrestuar në Spanjë 33-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar H.N.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

I riu bëhet me dije se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtr në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë.

Në njoftimin e Policisë Tiranë, bëhet me dije gjithashtu se gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Ndër të tjera gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, nga Policia spanjolle u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi provizor, me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë, i një 33-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar.

33-vjeçari i kërkuar, shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor të koduar “Madrid”, nga Policia spanjolle u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Spanjë, e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

H. N., 33 vjeç, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Shtetasi H. N. është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, do të bëhet ekstradimi i këtij shtetasi nga Spanja drejt Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBET URA NË FUSHË DRAÇ/ Meta publikon videon: Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Durrës
Previous article MOTI/ Peleshi bën bilancin e situatës në terren: Priten reshje të dendura shiu, tregoni kujdes

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT