Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi iu gjet lëndë narkotike në banesë.
Policia greke ka bërë me dije se shqiptarit iu gjetën 205 kg kanabis në banesën e tij në zonën e Kinetës.
Droga ishte e papërpunuar me qëllim trafikimin e saj në tregun vendas.
22-vjeçari kishte marrë me qira një shtëpi pushimi, të cilën e përdorte për të fshehur drogën.
Në provë materiale policia ka sekuestruar një makinë paketimi me vakum, një peshore elektronike me peshë nga 10 gram në 50 kg, një kart SIM dhe disa telefona celularë.