• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN 1.5 MILIONË EURO ME BURIM KRIMINAL NË FIER/ Në pronësi të ish-bashkëshortes së të dënuarit për trafik droge
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN 1.5 MILIONË EURO ME BURIM KRIMINAL NË FIER/ Në pronësi të ish-bashkëshortes së të dënuarit për trafik droge

4 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka sekuestruar një shumë prej 1.5 mln euro të cilat dyshohet se se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

• Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

• Një apartament në Vlorë;

• Një apartament në Pogradec;

• Një automjet tip “Benz”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: 9 herët kur dhimbja juaj e kokës ka nevojë urgjente për vizitë mjekësore
Previous article PAS FOTOVE TË PUBLIKUARA TË ANDIT/ Reagon autorja e "Për'puthen": Qetësohuni, është... (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT