• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I PASURIVE/ Bashkëpunëtori i Carlo Bollinos, lidhje me COSA NOSTRA-n
Home
Breaking News

SEKUESTRIMI I PASURIVE/ Bashkëpunëtori i Carlo Bollinos, lidhje me COSA NOSTRA-n

8 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mafia, sekuestrohen 150 milionë euro aseste, ndaj editorit Mario Ciancio Sanfilippo: në këtë sekuestrim bëjnë pjesë edhe gazeta e madhe “La Sicilia”, si dhe gazeta “La Gazzetta del Mezzogiorno”, e cila ka një lidhje me mediat e ngritura në Shqipëri nga Carlo Bollino

Erjon Dervishi

Antimafia italiane sekuestron kapitalet e “Gazzeta del Mezzogiorno”, një degë e së cilës ka pasur aktivitet në Shqipëri, e drejtuar nga Carlo Bollino. Gjykata e Catanias ka firmosur një vendim sekuestrimi për një emër të rëndësishëm të Sicilisë së Jugut. Me kërkesë të Drejtorisë Distriktuale Antimafia, editorit dhe drejtorit Mario Ciancio Sanfilippo i janë sekuestruar dhe konfiskuar, mbi 150 milionë euro para cash dhe prona, me akuzën e pjesëmarrjes dhe lidhjeve me organizazat mafioze. Sekuestrimi prek të përditshmen “La Sicilia”, ku Ciancio Sanfilippo është drejtor, shumicën e kuotave të “Gazzetta del Mezzogiorno” të Barit dhe dy kanale televizivë rajonalë, “Antenna Sicilia” dhe “Telecolor”. Gjykata ka emëruar disa komisarë gjyqësorë për të garantuar vazhdimin e aktivitet të grupit. Sipas ligjit Antimafia, pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të pyesë Carlo Bollino-n për paratë e ardhura në Shqipëri përmes kanalit “Gazzetta del Mezzogiorno”.

Sekuestrimet e aseteve

Sekuestrimet e aseteve janë realizuar dhe finalizaur me urdhër të gjykatës së Catanias, duke ndjekur rrjedhën e hetimeve ndaj botuesit dhe manjatit të mediave italiane, Mario Ciancio Sanfilippo, e cila ka tronditur botën e gazetarisë, cilëson media kryesore e Napolit, “Napoli monitor”. Ky hetim ka përfshirë edhe median tjetër të Sanfilippo, “TV Antena Sicilia” dhe “Telecolor”. Hetimet kanë tre vjet që zhvillohen dhe kanë përfshirë prokurorë të lartë të Republikës së Italisë dhe përfaqësues të seksionit kundër krimit ekonomik. I akuzuari thotë se: “Pasuria ime është fryt i punës sime”. Gazetat e sekuestruara janë dy më të mëdhatë e Italisë së Jugut. Të gjitha asetet e bllokuara ndaj Sanfilippos arrijnë vlerën e 150 milionë eurove. Ciancio është përpjekur ta justifikojë përgjegjësinë e tij, duke përsëritur faktin se në krye të gazëtës “La Sicilia”, për shumë vite ka qenë drejtor djali i tij, Domenico. Por më pas, asambleja e ortakëve dhe editorialistëve ka emëruar një tjetër person, si drejtor të medias italiane, Antonelo Piraneo, i cili aktualisht është bashkëkryeredaktor i gazetës. Asetet e sekuestruara nga Antimafia, përfshijnë 31 shoqëri, së bashku me aksionet e tyre, kuota pjesëmarrjeje në disa kompani të tjera dhe pasuri të paluajtshme. Në sekuestro është edhe Shoqata “Etis”, e cila publikon gazetën siçiliane dhe disa gazeta kombëtare, gjithashtu janë sekuestruar edhe rrjeti i reklamave “Smiteo Docks”.

Lidhjet me mafian

Sekuestrimi i tyre është një procedurë, e cila shkonte paralel me hetimin penal. Cianco aktualisht po hetohet për lidhje të forta me klanin mafioz, famëkeq italian, “Cosa Nostra”. Sanfililoppo thekson faktin se, “Gjatë gjithë karrierës time nuk kam pasur asnjë lidhje me grupet mafioze, aq më tepër me “Cosa Nostran”. Pasuria ime është fryt i punës, përkushtimit dhe i atyre që kanë bashkëpunuar me mua. Avokatët e mi, janë duke u marrë me këtë çështje. Të gjitha argumentet e gjykatës së Catanias janë lehtësisht të injorueshme dhe mund të hidhen poshtë shumë kollaj. Tashmë unë çështjen e kam çuar në Gjykatën e Apelit. Unë jam pjesë e qytetit të Catanias për shumë vite, kam krijuar reputacionin tim dhe tashmë nuk mund të më përbuzë apo të më tregojnë historinë time personale”. Historia e këtij hetimi daton që 10 vjet më përpara. Madje mediat italiane, e lidhin historinë e familjes së Sanfilippo me atë të Catanias, që në vitet 1970. Kjo lidhje shfaqet tek asetet e Mario Ciancio në fushën e pasurive të paluajtshme, publikimeve periodike dhe në fushën e argëtimit, të cilat shkojnë në rreth 1 bilion euro. Për herë të parë, ky hetim u bë publik në vitin 2017, pas një hetimi të gjatë. Prokuroria e Catanias e kishte hapur hetimin në ngarkim të Ciancio në vitin 2007, por në vitin 2012 ai kishte kërkuar që kjo çështje të mbyllej. Por hetimi filloj të merrte përsëri shkas në vitin 2015, kur në qendër të vëmendjes doli grupi i Bernabo Distfano me lidhje me mafien italine. Po në këtë vit në llogarinë e tij në Zvicër u sekuestruan 52 milionë euro. Në bazë të këtij hetimi, prokuroria theksoi se kishte gjetur 52 milione euro të depozituara në Zvicër, të cilat nuk ishin deklaruar për organet tatimore dhe ato fiskale. Ciancio kishte provuar të justifikonte origjinën e këtyre parave, por këto argumentet e tij nuk kanë arritur të bindin organet hetimore.

Hetimi me tre etapa

Prokurori i çështjes në fjalë, Carmelo Zuccaro, gjatë prononcimit për median italiane “Catania Today”, thekson se: “Në mënyrë të vazhdueshme, Gjykata e Catanias, seksioni i parandalimit dhe mashtrimit, në fund të një hetimi prej afro 3 vjetësh, ka arritur në konkluzionin se rrezikshmëria sociale e të lartpërmendurit, Mario Ciancio, bazohet në faktin se ai ka pasur lidhje të vazhdueshme dhe të koordinuar me organizatën famëkeqe, “Cosa Nostra”, në mënyrë të veçantë me familjen e Catarezi të Catanias. Ky hetim është organizuar me tre tematika themelore: E para, ka të bëjë me raportin e dhënies dhe marrjes, midis Mario Ciancio dhe elementëve të veçantë të familjes “Coza Nostra”. Ky raport daton që në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, kur drejtor i kësaj medie ishte një tjetër person, një far Xhiuzepe Alteorati, por që rezultonte të ishte kapo i familjes Catanienzi në Catania. Elementi i dytë ka të bëjë me linjën editoriale. Kopertura që ai përdor është shumë inteligjente, e cila konsistonte në faktin e mos nxjerrjes së provave për akuza të ndryshme, të lidhjeve të “Coza Nostras” me qytetin, pra me figura të ndryshme të jetës politike dhe ekonomike në vend. Gazeta shumë mirë mund të kishte bashkëpunuar me institucionet e Catanias për të gjetur këto prova. Manjati nuk ka arritur të shpjegojë lidhjet ekonomike midis “Cosa Nostras” dhe personave të ndryshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose indirekt, pra aty ku ishte prezente familja e “Coza Nostras”. Ai nuk futej në detaje, duke mos dhënë prova të mjaftueshme për këto fakte. Si element të tretë, kemi lidhjet ekonomike, midis tij dhe “Cosa Nostra”-s, të cilat i kemi parë tek pasuritë e paluajtshme dhe në investime të tjera. Këto janë tre linja tematike, në të cilat është bazuar prokuroria e Catanias, për të marrë nën gjykim këtë person. Kjo akuzë ka 267 faqe”, përfundon shpjegimin e tij rokurori i çështjes.

Perandoria mediatike e Mario Emanuele Ciancio Sanfilippo

Në sektorin televiziv, grupi redaktues “Ciancio Sanfilippo” merr një rol hegjemonik në sektorin e informacionit lokal, i cili fillon me blerjen e televizionit konkurrent “Teletna” në vitin 1983 dhe shumë vite më vonë, në vitin 2000, zbulimin e kompanisë “Telecolor International SPA”, pronar i transmetuesve “Telecolor” dhe “Video 3”, konkurrentët kryesorë në sektorin e televizionit, duke marrë kontrollin total të informacionit në Catania. Ky është grupi më i madh botues në Italinë Jugore dhe kryesisht është aktiv në sektorin e informacionit, domethënë në shtyp, në televizion, në radio dhe në sektorin e reklamave. Ai është gjithashtu pronari i “Domenico Sanfilippo Editore”, ka aksione të vogla në kanalet e tjera televizive lokale, “Telejonica”, “Telesiciliacolor Catania”, “Rtp Radio”, “Televizioni Peloritana”; në sektorin e radios kontrollon radio stacionet “Sis”, “Radio Telecolor” dhe “Radio Video 3”. Gjithashtu zotëron aksione kryesore në gazetat “Giornale di Sicilia”, “Gazzetta del Sud” dhe “La Gazzetta del Mezzogiorno”. Ai gjithashtu ka prona në “LA7”, “MTV”, “Telekom”, “Tiscali” dhe “L’Espresso/Repubblica”. Në vitin 2005 themeloi grupin “ETIS 2000 SPA”, një kompani që merret me shtypjen dhe shpërndarjen në Sicili dhe pjesërisht edhe në Kalabri. Ajo shpërndan, jo vetëm kopjet e “La Sicilia”, por edhe edicionet e gazetave si “Repubblica”, “La Stampa”, “Il Sole 24 Ore”, “Uniteti”, “Tuttosport”, “Corriere dello Sport” dhe “Avvenire”. Është fabrika më e madhe e shtypjes në Italinë jugore dhe ka një kapacitet prodhimi ditor prej 200,000 kopjesh.

Biografia

Kush është Emanuele Ciancio Sanfilippo

Mario Emanuele Ciancio Sanfilippo lindi në Catania më 29 Maj 1932. Editor dhe drejtor i rrejtit të medias në Sicilinë e Jugut, “La Sicilia di Catania”. Ish-President i kompanisë “Fieg”, në vitet, 1996-2001 dhe ish-Zv/president i agjencisë së lajmeve “Ansa”. Ai është trashëgimtar i biznesmenit të fuqishëm italian, Domenico Sanfilippo, aventurieri, i cili themeloi gazetën “La Sicilia”, por është në të njëjtën kohë personi i cili ka fuqinë ekonomike të kompanisë prodhuese të biskotave “Lazzaroni”. I martuar me Valeria Guarnaccia, ai ka pesë fëmijë, dy prej të cilëve, Angela dhe Domenico, janë në bordin e drejtorëve të grupit të tij. Diplomuar për drejtësi, në vitin 1955, me tezën, “Ligji civil mbi të drejtën e trashëgimisë”, ai është gjithashtu edhe pronar tokash, me rreth 200 hektarë, si dhe zotëron edhe një plantacion me pemë dhe agrume në krahinën e Catanias, ai gjithashtu, është një koleksionist i artit të lashtë. Ciancio në karrierën e tij, zgjedh që të mos ndërmarrë veprimtarinë mjeko-ligjore, dhe xhaxhai i tij Sanfilippo e fut në gazetari, duke e bërë pjesë të gazetës së tij. Ai u bë gazetar profesionist në vitin 1957 dhe u regjistrua në regjistrin përkatës. Dhjetë vjet më vonë ndodhej në rolin e drejtorit, në vend të Antonio Prestinenza, i cili vdiq në vitin 1967. Domenico Sanfilippo, vdiq në vitin 1976, kështu ai u bë drejtor i revistës dhe trashëgoi prej tij kontrollin total të kompanisë botuese, duke u bërë në të njëjtën kohë drejtor dhe redaktor i “La Sicilia”. Në bashkëpunim me mikun e tij, prezantuesin e famshëm televiziv Pippo Baudo, grupi i tij redaksional zgjeron aktivitetet e tij në median televizive, me lancimin e transmetimeve të drejtpërdrejta të transmetuesit “Catania Antenna Sicilia” më 16 qershor 1979. Gjatë këtyre viteve, Ciancio ndërtoi një grup të madh redaktues, i cili përfshin mediat më të rëndësishme të Sicilisë dhe një pjesë të atyre që janë të pranishëm në rajonet e tjera të Italisë jugore. Nën drejtimin e tij, gazeta “La Sicilia” nuk është më një gazetë lokale, pasi bëhet gazeta e dytë më e madhe ishullore për kopjet e shitura, por edhe me një rëndësi kombëtare, me blerjen e aksioneve nga gazetat e tjera rajonale dhe kombëtare.

Reagon Carlo Bollino: Nuk kam lidhje me Mafien

Neritan Gjergo

Italiani Carlo Bollino, pronar i televizionit Report Tv,  ka një histori të gjatë me biznesin mediatik në Shqipëri, e cila fillon me hapjen e “Gazeta Shqiptare” me kapital të gazetës italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”.  Që nga maji 2008, Bolino, ishte drejtor i Gazzeta del Mezzogiorno.  Aventura e Bolinos lidhet me Edisud, e cila  është kompani e mjeteve të informimit, italiane, me seli në Itali. Kompania u themelua më 1993 dhe shtriu veprimtarin e saj në dy rajone italiane, në Apulia e në Bazilikata. Me kalimin e kohës kaloi edhe Adriatikun duke u shtrirë edhe në tregun e Shqipëris ku krijoj degën e saj. Në këtë degë do të përfshiheshin më vonë NEËS 24, Gazeta Shqiptare, agjencia e lajmeve në shqip BalkanWeb dhe Radio Rash. Nga data 11 maj 2011, mediat e tregut shqiptar iu shitën Fokus Group shpk. Ish-përfaqësues i saj në Shqipëri, Mario Ciancio Sanfilipo, në janar të vitit 2009 pranoi në emrër të degës “Edisud Sh.A” “Medaljen e Mirënjohjes” të dorëzuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Mbi këtë investim kanë origjinën një numër biznesesh të hapura më vonë nga Bollino, i cili automatikisht duhet të vihet nën sekuestro nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bazë të ligjit Antimafia. Lidhjet e tij me politikën dhe benefitet që ka marrë nga kjo e fundit, e kanë vendosur ish-gazetarin italian, në radhën e klientëve të qeverisë për përfitime të parave publike.

Reagimi

Carlo Bollino ka reaguar për “Shekulli”-n në lidhje me sekuestrimet që ka bërë Antimafia të manjatit të medieve në jug të Italisë, Ciancio Sanfilippo. Bollino thotë se prej 6 vitesh ka shkëputur marrëdhëniet me median atje. Bollino thotë se ka qenë një nënpunës i Sanfilippos, dhe si ai vetë kanë punuar me qindra gazetarë të tjerë, duke shtruar në këtë mënyrë edhe pyetjen, nëse duhet të konsiderohen mafiozë ata reporterë. “E para nuk kam pronar, e dyta kam shkëputur çdo marrëdhënie pune me gazetën që në vitin 2012. Ka 150 gazetarë italianë të tjerë që ende punojnë me të. Edhe ata mafiozë janë? Sali Berisha shpif dhe unë prej tij po e mësoj që jam mafioz. Kjo akuzë është e rëndë. Një herë e kam fituar gjyqin për një shpifje të tille nga Berisha. Skam nevojë për prova të tjera”, përgjigjet Bollino. Në fakt, Bollino nuk ishte gazetar i thjesht, por i besuar i Ciancio Sanfilippo, sepse arriti të bëhej drejtor dhe të menaxhonte investimin e Episud në Shqipëri.

Pasuritë e Bollinos

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ai figuron si aksioner me aksione të plota i “Multiscreen”, apo siç njihet gjerësisht për publikun ReportTv. Por nuk është ky i vetmi biznes i Bollinos, i cili në emër të bashkëshortes dhe bashkëpunëtorëve siguron të ardhura, të cilat në disa raste janë vënë në shënjestër ta akuzave për mbështetje politike. “Media Content” është një tjetër kompani e krijuar nga italiani Bollino. Sipas të dhënave, kompania rezulton në emër të bashkëshortes së Bollinos, Alba Malltezit dhe ka si fushë veprimitarie krijimin e rrjeteve televizive analoge e dixhitale si dhe përgatitjen e programeve apo reklamave televizive. Edhe “FFM Group” është në pronësi të Alba Malltezit. E krijuar në 2011, kjo kompani ofron auditime dhe konsulencë në fushën e medias. Një nga pikat kyçe të kësaj kompanie është edhe trajnimi i gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve në mediat elektronike si dhe krijimin e ëebsite-ve. Deri tani nuk dihet kush gazetar apo operator ka dalë i trajnuar nga kjo kompani. Një tjetër kompani e krijuar në 2014, “Spazio Eventi” është në pronësi të Carlo Bollinos. Edhe pse nuk rezulton si aksioner në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kompania është themeluar nga Lindita Dode e cila njihet si një bashkëpuntore e vjetër dhe financiere e Bollinos. Tjetër themelues, po në këtë kompani është edhe italiani Francesco Milella, i cili gjithashtu ka një biznes tjetër në bashkëpronësi me vjehrrin e Carlo Bollinos. “Spazio Eventi” ka qenë në qendër të akuzave për fondet publike të përfituara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës për restaurimin e Bunk’art. Gjithashtu kjo kompani ka realizuar disa aktivitete me taksat e qytetarëve në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit.

E nisi si gazetar, u bë milioner

Carlo Bollino e nisi karrierën e tij gazetareske në radiot e Leçes në Itali, (Radio Nice International dhe Radio Rama). Më pas kaloi në gazetarinë e shkruar. Pas një periudhe në të përditshme e Leçes në 1979, punoi si gazetar i kronikës së zezë për “Gazzetta del Mezzogiorno”.  Në 1993, themeloi në Shqipëri “Gazeta Shqiptare” degë e “Gazzeta del Mezzogiorno” dhe më pas Radio RASH, agjencinë e lajmeve në shqip BalkanËeb dhe Tv Neës24. Multimedian News24 e shiti te Focus Grup në vitin 2011.

“Shekulli”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U SUPRIZUAM"/ Valbona Selimllari publikon për herë të parë foton me të bijën
Previous article Mbrojtësi i KOMBËTARES i kënaqur: Të arrijmë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve. Izraeli? Në fushë për...

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT