• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sekuestrimi i “pallatit të drogës” në Tiranë, policia përplaset me banorët
Home
Aktualitet
Kronikë

Sekuestrimi i “pallatit të drogës” në Tiranë, policia përplaset me banorët

22 March, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sekuestron preventive të pronave të biznesmenit të dënuar në Gjermani për trafik kokaine, dje ka nisur evidentimi i objekteve që do sekuestrohen.
Punonjës të Policisë së Shtetit, oficerë të Krimeve të Rënda dhe punonjës të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestrua dhe Konfiskuara nisën ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, në pallatin që ndodhet përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Në këtë objekt është vendosur sekuestro për 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2. Gjithashtu edhe për 3 njësi tregtare (lokale dhe dyqane) me sipërfaqe 3230 m2, që ndodhen në të njëjtin vend. Por ky proces që nisi të kryhej në terren nuk është pritur mirë nga banorët e pallatit dhe pronarët e njësive tregtare.

“Kjo nuk është e drejtë. Kemi 15 vjet që paguajmë taksa dhe kemi kontrata të rregullta”, shprehen disa nga pronarët. Ndërsa banorët e apartamenteve që do sekuestrohen thonë se e kanë të rregullt gjithë dokumentacionin e blerjes së pronave.

“Minimalisht duhej të ishim njoftuar në kohë. Vendimi qenka marrë që më datë 5 mars, ndërsa vijnë e na thonë sot që do sekuestrohen”, shprehen banorët.

Burime nga Policia e Shtetit thanë që momentalisht janë në pritje të vendimit të formës së prerë që do të marrë Gjykata. Dje është bërë evidentimi i pasurive që do të sekuestrohen dhe raporti i është paraqitur Prokurorisë. Nëse Gjykata do të vendosë përfundimisht sekuestrimin, atëherë banorët në rastin më të keq, do të detyrohen të paguajnë qiranë në shtet, derisa çështja të shqyrtohet në themel.

SEKUESTRIMI

Mbi 10 milionë euro pasuri në pronësi të një biznesmeni ndërtimi në Tiranë, janë sekuestruar dje nga Policia e kryeqytetit, në zbatim të vendimit të datës 5 mars të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Bllokimi i këtyre pronave është bërë pasi dyshohet të jenë përfituar me të ardhura nga krimi.

Sipas burimeve nga Policia, pronat e sekuestruara, troje, apartamente, biznese, makina, llogari bankare, etj., janë të biznesmenit Luan Spahiu (Pinari), 53 vjeç. Të njëjtat burime konfirmuan se Spahiu ka qenë i dënuar në vitin 2011, nga Gjykata e Frajburgut në Gjermani me 5 vite burg, pasi akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për lëndë narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, që ai dyshohet se e kishte trafikuar nga Kolumbia ose Ekuadori në drejtim të Gjermanisë, por edhe disa vendeve të tjera të BE-së. “Ky shtetas është i dënuar më datë 10 mars 2011 nga Gjykata e Landit të Frajburgut me 5 vjet heqje lirie për ‘Trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike në sasi të mëdha’, numri i dosjes është ‘2 kls Js 7778/10 AK 20/10′”, tha Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk i shërbejmë koalicionit PD-LSI/ 4 këshilltarë në Shkodër i bashkohen PS (Emrat)
Previous article EDWARD MORRISSEY/ Në Facebook nuk jeni klienti, por produkti, dhe ky është thelbi

k.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT