• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I 119 KG KOKAINË NË TIRANË/ SPAK do merret direkt me zyrtarët e portit që u “shpëtoi” droga
Home
Breaking News

SEKUESTRIMI I 119 KG KOKAINË NË TIRANË/ SPAK do merret direkt me zyrtarët e portit që u “shpëtoi” droga

3 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fotoja e kamionit që edhe pse u skanua në Portin e Durrësit, nuk u zbulua dot sasia prej 119 kg kokainë që sekuestrua në Vaqarr ka sjellë nisjen e hetimeve.

Në ditët në vijim pritet që hetimet për këtë rast të kryhen nga prokuroria e posaçme SPAK, ku do të verifikohen veprimet e kontrollorëve dhe zyrtarëve të portit në lidhje me skanimin e kontejnerit.

Shoferi i kamionit, Hasan Salihu, i arrestuar për trafik droge, ka treguar përballë hetuesve se më 28 dhjetor kishte shkuar në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane për llogari të firmës “Ziço Sh.a”.

Në kthim drejt kryeqytetit, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Romanat, 4 persona që u prezantuan si punonjës policisë, i prenë rrugën dhe ushtruan kontroll në kamionin me banane.

Kur u larguan e kërcënuan që mos tregonte asgjë. Salihu ka deklaruar se pas kësaj ka vërejtur kutitë me banane që ishin të çrregullta si dhe gomat e mjetit ishin të rëna dhe për këtë kërkoi ndihmën e kolegut, Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr.

Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë, Trifon Murataj që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nanon, për çfarë kishte ndodhur.

Nano njoftoi drejtorin e policisë kriminale dhe një ditë më pas, efektivët shkuan në magazinat e firmës në Vaqarr ku gjetën në 7 kuti me banane, sasinë prej 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako.

Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim./ Abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE GOCA/ 4 ngjyra për thonjtë që do të dominojnë gjatë vitit 2022
Previous article E RËNDË NË FIER/ 10-vjeçarja sulmohet nga qeni, dërgohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT