SPAK ka dalë në një konferencë për mediet në lidhje me sekuestrimin e dy call cenetarve që mashtronin qytetarët italianë nëpërmjet bursave
Prokurori Eneid Nakuçi: Kryesisht viktimat ishin shtëpiake, shtëpiakë, pensionistë që kishin dëshirë të fitonin para me lehtësi. Besnikëria e klientit ishte kaq efikase saqë viktima e kishte lejuar mashtruesin të hynte në kompjuterin e tyre. Kur viktimat refuzonin mashtruesit bëheshin agresivë, duke i kërcënuar me të dhënat personale që kishin. Mashtronin nëpërmjet blerjeve në Amazon dhe investimeve në Bitcoin.


