• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SEKTORI I KULTURËS DHE ARGËTIMEVE/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta
Home
Ekonomi
Portret

SEKTORI I KULTURËS DHE ARGËTIMEVE/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta

14 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Shqipëria ka mundësi të kufizuara të burimeve buxhetore në krahasim me vendet të tjera europiane, por kur vjen puna për mënyrën se si ndahen fondet, disa sektorë vuajnë pasojat e mungesës së vëmendjes së qeverisë për financime. I tillë është sektori i kulturës dhe argëtimeve në përgjithësi. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 1 për qind të PBB për argëtimin dhe kulturën, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria shpenzoi vetëm 0.4% të PBB-së për sektorin në fjalë.

Shpenzimet e qeverisë së përgjithshme për rekreacion, kulturë dhe religjion në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2016, ishin të pandryshuara nga viti 2015. Në eurozonë, kjo shifër ishte pak më e lartë (1.1%). Sipas EUROSTAT shpenzimet totale për çështjet e argëtimit dhe kulturës në BE shkojnë për objektet kulturore dhe lehtësirat për shërbimet fetare dhe të tjera të komunitetit si, bibliotekat, muzetë, teatrot, shërbimet e transmetimit.

Në vitin 2016, shtetet anëtare me shpenzimet më të larta në të argëtimit dhe kulturës në raport me PBB-në ishin Hungaria (3.3%), Estonia (2.1%), Kroacia dhe Danimarka (1.8%). Në krahun tjetër Shqipëria me 0.4%, Mbretëria e Bashkuar (0.5%), Mbretëria e Bashkuar (0.6%), pasuar nga Greqia, Italia dhe Portugalia (të gjitha 0.8%), ishin vendet me shpenzimet më të ulta në këtë zë.
Struktura e shpenzimeve të kulturës dhe argëtimit u dominua nga shpenzimet për shërbimet kulturore që ishin 0.3 për qind e PBB të ndjekura nga shërbimet e transmetimit dhe botimit me 0.2% dhe ato për shërbimet fetare me 0.1 % të PBB-së.

Në vitin 2016, shpenzimet e përgjithshme publike të BE-28 u ulën në 46.3% të PBB-së, ndërsa ato ishin 2015 ajo arrinte në 47.0% të PBB-së. Bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme, shpenzimet për “mbrojtje sociale” zënë 41.2% e shpenzimeve totale, shëndetësia’15.3% të shpenzimeve totale, që përbënin 19.1% dhe 7.1% përkatësisht të PBB-së, arsimi zë 12.9% të shpenzimeve totale ose 6.0% të PBB-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 14 shtator 2018
Previous article “JU LUTEM NXITONI!”/ Zbardhet telefonata e dëshpëruar e shokut të Mac Miller

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT