• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEKSOLOGJI/ Imagjinata erotike, ekuacion i panjohur. Disa fakte interesante për “skutat” e panjohura
Home
Gossip

SEKSOLOGJI/ Imagjinata erotike, ekuacion i panjohur. Disa fakte interesante për “skutat” e panjohura

16 December, 2017 g.autor Gossip, Lifestyle

Imagjinata erotike, ose vendi ku jetojnë fantazitë tona seksuale, duket sikur është një skutë, misterioze, e jashtëzakonshme  dhe e panjohur.  Nga ana tjetër, imagjinata erotike është një element fundamental për shëndetin seksual, prandaj nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston.

Pushteti që fantazia ka është shumë i rëndësishëm. Ekzistojnë disa persona që përgjatë raportit seksual nuk arrijnë dot climax ose orgazmën,  nëse nuk fantazojnë situata të ndryshme erotike, njerëz të tjerë apo detaje të tjera.

Nuk ka asgjë të keqe dhe kjo padyshim që nuk është një formë tradhëtie ( edhe si disa persona e shohin si të tillë). Të kesh një fantazi seksuale nuk do të thotë të duash dhe të veprosh. Midis fantazisë dhe dëshirave ka diferencë.

Por, pse është e vështirë të eksplorojmë imagjinatën tonë erotike?

Disa persona kanë turp të ndajnë fantazitë e tyre, të tjerë ndihen në faj ndoshta për shkak të një skeme të lidhur më një seksualitet më të ngurtë dhe linear. Të tjerë akoma, kanë frikë ta thonë më zë të lartë për të evituar prishjen e magjisë apo vetë fuqisë së fantazisë.  Shpesh herë gjithashtu fokusohemi te akti, te orgazma dhe arritja e saj dhe jo  te imagjinata erotike.

Po fantazitë kanë gjini?

Nëse do më pyesni nëse fantazitë duhen treguar apo jo, mendoj që nga një anë është mirë të zhvillosh atë bashkëlojën dhe konfidencën në çift, por nga ana tjetër është dhe mirë të kesh disa sekrete ose të ruash një klimë misteriozë që ndihmon dhe nxit marrëdhënien.  Nëse vendosim të ndajmë fantazitë tona me partnerin, është e këshillueshme të theksojmë që “bota fantastike” është e tillë sepse nuk jemi të detyruar ta jetojmë; Kjo është shumë veprim me mend, sidomos për ndonjë partner të habitur apo frikësuar, sidomos për shkak të turpit apo tabuve që ai/ajo ka vetë.

Nëse partneri na refuzon në ndonjë dëshirë apo fantazi që kemi, nuk duhet të harrojmë që ai nuk po na refuzon ne, por thjeshtë një fantazi tonën.

Është e mundur të stimulojmë dhe zhvillojmë fantazitë tona seksuale?

Të stërvisësh fantazinë është e mundur, por si fillim duhet të dimë mirë së çfarë e stimulon dëshirën tonë, situatat, detajet që janë eksituese, ose dhe aktet që nuk na pëlqejnë.

Përfundimi?

Nëse ju pëlqen literatura erotike, blini libra të tillë, të njëjtën gjë bëjeni dhe me filma. Ky ushtrim do të jetë si një stimulus i imagjinatës tuaj erotike.

Mund të mendojmë për situata të ngjashme në të kaluarën, duke menduar për elemente që kanë nxitur pasionin dhe dëshirën tonë.  E njëjta gjë dhe me ëndrrat erotike të cilat na kanë goditur më shumë.

Duhet të gjejmë pak kohë për veten ( edhe nëse jemi vetëm edhe nëse jemi në çift), të mendojmë për të gjitha këto situata ose element që nxisin libidon tonë. Nëse eksitohemi mund të praktikojmë auto-erotizmin ose dhe marrëdhënien me partnerin. Çdo gjë që vjen duke bërë këto ushtrime, është ok, çdo ndjenjë, çdo mendim.

Nga ana tjetër mundet dhe mos të ndodhë gjë, sepse për ne është e rëndësishme të flasim me partnerin. Pra, si përfundim, cilado qoftë fantazia jote seksuale, me apo pa partnerin, duke lexuar, parë një film apo masturbuar, e rëndësishme është të jetojmë seksualitetin tonë në mënyrë të shëndetshme, gazmore, çliruese dhe respektuese ndaj vetes./ tabu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Krizë në lidhjen e aktores së njohur turke
Previous article STUDIMI/ Cilat janë cilësitë e njeriut 'Origjinal'? Zbulojeni këtu!

g.autor

Postime të ngjashme

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT