• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekretet e autorit të masakrës në Manhatan, shënimi në kamion dhe reagimi i parë
Home
Botë

Sekretet e autorit të masakrës në Manhatan, shënimi në kamion dhe reagimi i parë

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

Policia e Manhattanit ka konfirmuar se i dyshuari i sulmit të sotëm ku humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 11 të tjerë është Sayfullo Saipov 29-vjeçar.

Zyrtarët e policisë kanë konfirmuar se i dyshuari është një mashkull 29-vjeçar, identifikuar si Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

Saipov ishte shofer, një person shumë miqësor, ashtu si e përshkruan miku i tij. Së bashku me gruan dhe dy fëmijët ai jetonte në New Jersey, në Paterson. Kur u ndalua nga policia iu gjet një dokument i lëshuar në  Tampa, Florida.

Saipov është autori i masakrës së Halloween, që tronditi Nju Jorkun dhe ngjalli edhe njëherë frikë.

Në kompjuterin e tij janë gjetur materiale që lidhen me ISIS. Killeri paraqitet si një ‘ujk i vetmuar’ që është radikalizuar në SHBA.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i New York, Andrew Cuomo. Ai thuhet se është treguar shumë bashkëpunues teksa është marrë në pyetje për herë të parë.

Gjate kontrollit te pare ne automjet u gjeten flamuj dhe imazhe të ISIS si dhe nje shenim me dorë që premton besnikërinë e tij ndaj grupit terrorist.

Një zyrtar tha se shënimi lexonte pjesërisht “ISIS jeton përgjithmonë”, sipas NBC Philadelphia.

CNN tha se ishte një shënim, i shkruar në anglisht, i gjetur brenda makinës. Por New York Times raporton se kishte shënime të shumëfishta, të shkruara në arabisht, të gjetura jashtë makinës.

Komisari i policisë tha se i dyshuari “bëri një deklaratë kur doli nga automjeti”, por nuk ofroi më shumë detaje. I dyshuari është aktualisht në spital.

Sulmi në Manhattan/Rritet bilanci i të vrarëve, agresori doli nga kamioni e qëlloi me armë këmbësorët dhe policinë

Tetë vetë janë vrarë nga një shoferi i një  kamioni i cili i ka përplasur fillimisht në një rrugë në Manhattan  disa persona që po udhëtonin me biçikletë, dhe më pas ai ka thirrur ‘Allahu Ekbar’.

Shoferi e vijoi rrugën poshtë në drejtim të Tribeca në autostradën West Side. Pasi goditi disa çiklistë dhe vrapues, ai u ndalua kur kamioni i tij u përplas me një autobus shkollor në urën e Tribeca.Burri pastaj doli nga kamioni me armë në dorë duke qëlluar në drejtim të policisë dhe këmbësorëve.Ai mbijetoi dhe u dërgua në spital, por të paktën 8 persona të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën.

FBI dhe NYPD tani po e trajtojnë incidentin si një akt terrori. CNN përmendi dëshmitarët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit të cilët thanë se njeriu bërtiti “Allahu Ekbar” gjatë sulmit.

Sulm në Manhattan, kamioni futet mes turmës. Raportohen 6 të vdekur

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur, dhe disa disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattanin e poshtëm.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.

Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar.Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.

Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.

Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediet sociale këtë të martë, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.

Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.

Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediet sociale këtë të martë, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.

http://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2017/10/31/2818471047108576543/636x382_MP4_2818471047108576543.mp4

 

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Biznesi i vogël në taksën e qeverisë/Vendimi shkon në Kushtetuese
Previous article PS mbledh 61 krerët e degëve/ Emrat e 16 kryetarëve që shkarkohen

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT