• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Sejko: Ekonomia po forcohet, bankat më largpamëse në kreditim
Home
Ekonomi

Sejko: Ekonomia po forcohet, bankat më largpamëse në kreditim

18 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në forumin dyditor për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të organizuar nga “Euromoney” në Vjenë. Në punimet e forumit “Euromoney”, Guvernatori Sejko përcolli tre mesazhe kryesore.

Guvernatori tha se ekonomia shqiptare po forcohet dhe perspektivat e saj të rritjes janë pozitive, kjo dhe në sajë të kuadrit të kujdesshëm të politikave makroekonomike dhe të angazhimit serioz të autoriteteve për vazhdimin e reformave strukturore. Së dyti, ai theksoi se sistemi financiar shqiptar është i shëndetshëm dhe parametrat kryesorë të operimit të tij janë drejt përmirësimit.

Megjithatë, ky sistem duhet të jetë më realist e largpamës në nxitjen e kreditimit dhe më ambicioz në zhvillimin e segmenteve të reja të tregut financiar. Së fundi, duke theksuar perspektivën pozitive të rritjes ekonomike, duke evidentuar avantazhet konkurruese që ofron Shqipëria në terma të pasurive natyrore, të pozicionit të favorshëm gjeografik, si dhe stabilitetin në rritje që ofron procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, Guvernatori Sejko u bëri thirrje të pranishmëve të rritnin vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë si një destinacion i përshtatshëm biznesi dhe investimi.

Guvernatori Sejko u shpreh edhe në lidhje me rolin dhe implikimet që ka inovacioni i vazhdueshëm financiar dhe, në veçanti, ekspansioni i kriptomonedhave, duke përsëritur pozicionin e Bankës së Shqipërisë se këto instrumente nuk janë zëvendësuese të parasë tradicionale, por alternativa investimi të parregulluara dhe të pagarantuara, përdorimi i të cilave kërkon kujdes maksimal nga të gjithë agjentët ekonomikë.

Në kuadër të diskutimeve të këtij paneli, Guvernatori Sejko shprehu opinionet e tij mbi arsyet e nivelit të ulët të inflacionit, duke shprehur besimin e tij se, pavarësisht goditjeve dhe përmasave të sfidës me të cilën përballen, bankat qendrore disponojnë aparatin e duhur teorik dhe instrumentet e mjaftueshme operacionale për të përmbushur objektivat e tyre të inflacionit.

Në këtë kuadër, ai bëri një ekspoze të masave dhe të rezultateve të politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke theksuar rolin pozitiv që ka pasur kursi lehtësues i politikës monetare në nxitjen e rritjes ekonomike, në krijimin e parakushteve për kthimin e ekonomisë në ekuilibër, si dhe në ruajtjen dhe fuqizimin e stabilitetit financiar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djali 6 vjeçar i Ivanovicit, nuk e di se babai i tij është vrarë
Previous article "Daily Mail" e quajti ‘SHQIPTARI I PASUR’: Reagon miliarderi nga Azia: Nuk kam gjë...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT