• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA PËR TEATRIN/ Basha-Ambasadorëve: Mos gënjen veten tuaj, ja ku i keni peshqit e mëdhenj
Home
Shqipëri

SEANCA PËR TEATRIN/ Basha-Ambasadorëve: Mos gënjen veten tuaj, ja ku i keni peshqit e mëdhenj

5 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

“Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament”.

Me këto fjalë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua ambasadorëve të huaj në vendin tonë nga foltorja e Kuvendit.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një aktivitet ku u prezantua një raport për policinë, ambasadori britanik tha se peshqit e mëdhenj janë endë në oqean. Ndërsa, ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se institucionet kanë dështuar në kapjen Klemend Balilit, i paguar si “Eskobari i Ballkanit”.

Gjatë fjalës së tij, Basha vijoi më tej: Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë sepse ai nuk ka më liri për të zgjedhur. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar dhe inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar krejtësisht nga krimi. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të thella. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve të tjera është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të ketë sërish mundësi të shohë përpara më optimizëm.

Fjala e Bashës

Tani shqiptarët dhe Europa mësuan të vërtetat që u mbajtën për ca kohë fshehur nga makineria më e madhe e agjitacion-propagandës që ka aprë ndonjëherë Shqipëria:

− Mësuan se Ministri i tyre i Brendshëm, krahu i djathtë i lëvduar për katër vjet si hero nga Edi Rama ishte një trafikant i rëndomtë droge që kishte shitur jo vetëm pushtetin, por edhe shpirtin për drogën.
− Mësuan se policia e tyre, krenaria e propagandës së Edi Ramës, ishte kthyer në një organizatë kriminale në shërbim të trafikut të drogës.
− Mësuan se pasardhësi i ministrit trafikant të brendshëm është një tjetër mbështetës i trafikut që bënte i vëllai.

− Mësuan se krybashkiaku i Durrësit ishte ortak me kriminelët për të vjedhur vota në shkëmbim të tenderave publikë.
− Mësuan se Ministri i Energjisë njësoj jep e merr me kriminelët në skemën e qeverisë: një leje një votë.
− Mësuan se Ministri i Financave është bërë njësh me mafien e plehrave për ta kthyer Shqipërinë në kosh të plehrave të Evropës.
− Mësuan se numër dy i Partisë Socialiste është garanti i pastrimit të parave të krimit.

Askund nuk është mishëruar e gjithë kjo e keqe, e shkrirë e gjitha në një, se sa në përpjekjen për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar:

− Aty janë bërë bashkë etja e Edi Ramës për para duke zhvatur pronat publike për të ndërtuar dhe marrë pjesën e tij
− Me qëllimin e tij për të pastruar paratë e drogës të cilat do financojnë këtë projekt masiv ndërtimi prej qindra milionë dollarësh
− Me qëllimin e tij për të përqëndruar gjithë ekonominë në pak duar, duke e bërë këtë projekt me oligarkun e preferuar dhe arkitektin e preferuar.

− Me mënyrën personale dhe autokratike të qeverisjes pa përfillur as ligje, as institucione as standarde duke bërë një ligj antikushtetues, dhe duke tjetërsuar në mënurë antiligjore dhe kriminale pronën publike;
− Me kontrollin e të gjitha pushteteve prej tij, duke vënë në rrjesht pushtetin vendor, parlamentin, administratën publike, institucioent e pavarura
− Mungsën e drejtësisë duke mos aptur ansjë mundësi për t’u ankuar për antikushtetueshmërinë e këtij ligji
− Me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të pronës duke qenë se dy pronarë që ju janë njohur pronat ato nuk ju janë kthyer asnjëherë në praktikë dhe tani këto prona do t’i jepen privatit.

Në këtë projekt janë manifestuar të gjitha anët e Edi Ramës: hajduti i sëmurë, krimineli me jakë të bardhë, gënjeshtari patologjik, sundimtari dallkuak bizantin.

E gjithë karriera politike e Edi Ramës që nga fillimet e saj është e lidhur me dy faktorë të rëmdësishëm: me paratë e krimit dhe drogës, dhe me vjedhjen me ndërtuesit e hapësirave publike të Tiranës.

Të gjithë e dinë se si Edi Rama para gati 20 vjetësh trashëgoi paratë e një nga bandave kryesore të drogës të asaj kohe në Tiranë, me të cilat siguroi një jetë luksoze dhe vazhdimin e karrierës politike.

Në kohën kur ishte kryetar bashkie ai e ktheu Tiranën në një lavatrice parash të krimit: nuk mbeti trafikant droge, kriminel dhe i korruptuar që nuk dnërtoi në Tiranë duke marrë leje nga Ramë në këmbim të 20 për qindëshit.

Si Kryeminsitër ka më shumë pushtet dhe tani mund të garantojë dirket trafikn e drogës, mund të garantojë dirket pastrimin e parave dhe mund të japë leje ndërtime për gjithë Shqipërinë nga Saranda në Tropojë.

Kështu, Edi Rama përfundoi në bashkëqeverisje me krimin. Ka pesë vjet që bashkëqeveris me krimin dhe çdo ditë që do jetë në pushtet do ta ndajë pushtetin me krimin.

Rezultati është varfërimi i Shqiptarëve, izolimi i tyre nga Evropa dhe braktisja e vendit.

Mos hapja e negociatave ishte rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Mos hapja e negociatave ishte rezultat i zgjedhjes së qëllimshme të Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Gjiknurin, Dakon, Habilajt, Balilët dhe të gjithë kokat e krimit dhe politikanët e inkriminuar.

Mos gënjeni veten zotërinj ambasadorë. Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe podiumin e qeverisë këtu në Kuvend. Rama zgjodhi krimin dhe jo vendin dhe sot nuk del dot më nga vatha e krimit, sepse ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJET NUK KANË TË NDALUR/ Tjetër TËRMET në Shqipëri. Epiqendra ishte... (FOTO)
Previous article NE KËRKIM PËR VRASJE/ Arrestohet në Kakavijë 47 vjeçari nga Fieri, do të largohej në...

g.autor

Postime të ngjashme

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT