Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar, por siç duket opozita është e vendosur të bllokojë çdo seancë t ësaj.
Ngjarja:Kryetari i opozitës Lulzim Basha menjëherë pasi kryetari i kuvendit i ka ndaluar fjalën deputetit Spaho, është cuar drejt foltores duke bllokuar kështu seancën.
Debati në Kuvend
Gramoz Ruci: Uluni, do të marrësh fjalën 10 minuta e ke me rregullore. Menjëherë do ta marrësh fjalën, por kur të jepet. Të lutem ulu! Do ta jap unë fjalën, por ulu.
Ngrihet Basha i pari dhe drejtohet për në foltore
Ruci-Bashës: Pse ngrihesh o kryetar, bëj liderin, mos bëj bodigardin
Ruci: Ndërpres seancën për 5 minuta
Ruçi-Bashës: “Bëj liderin jo bodyguardin. Sillu si lider, ulu!”
/AlpeNews.al/



