Ka nsiur mbledhja e parlamentit, në një senate të jashtëzakonshme, ku pritet që të miratohen disa ligje të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar, ndërsa PD dhe LSI nuk kanë pranuar të marrin pjesë në Kuvend.
Të pranishëm janë vetëm krerët e grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Ata kanë kërkuar që të kthehet ligji për shembjen e Tetarit, pasi sipas tyre rezultati i votimit të së enjtes është manipuluar, pasi ka rezultuar se një nga deputetët e opozitës ka votuar për këtë projetligj, ndërkohë që nuk ka qenë i pranishëm në sallën e kuvendit.
Ndërkohë Ruçi është shprehur se edhe pse kërkesa e opozitës është dërguar dy ditë më parë, ai e ka marrë sot.
“Ju vërtetë e keni dërguar kërkesën për rivotim, por në të vërtetë unë e kam marrë vetëm sot. Kjo sepse ju e keni bërë dorëzimin e kërkesën në fund të orarit zyrtarë, dhe ka qenë e shtunë e diel, kështu që sot e kam lexuar. Kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim”, u shpreh ai.
“Kanë ndodhur disa raste, kur ka një kërkesë që lidhet me procedurën e votimit dhe është sekretariati që merret me kërkesën”, u shpreh Balla.
Nga ana e grupit të PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër, sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit Bitri në vendin që ai voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër dhe kamerat le ta hetojnë dhe ti shkojnë deri në fund kësaj çështje, por LSI dhe PD kanë detyrime ti thonë opinionit publik arsyen e bojkotit, në mos 75 ose 74 vota, nëse e drejta e Bitrit do t’i hiqet me të padrejtë, në atë pjesë të sallës nuk ka asnjë deputet socialist, kush fshihet pas skenarit të votimit të ditës së enjte, të gjithë e kuptojnë.