• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA E SË ENJTES/ Çfarë pritet të MIRATOJË sot Kuvendi: Nga projekligji i Teatrit të ri deri tek…
Home
Shqipëri

SEANCA E SË ENJTES/ Çfarë pritet të MIRATOJË sot Kuvendi: Nga projekligji i Teatrit të ri deri tek…

5 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kuvendi i Shqipëri do të mblidhet sot në seancën plenare, ndërsa pritet të miratojë pesë nisma ligjore.

Në axhendën e ditës së sotme janë përfshirë edhe dy çështje të nxehta, konkretisht projektligji për profesionin e avokatit si dhe projekti për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Të dyja nismat janë kundërshtuar fort nga opozita shqiptare, çka pritet që mazhoranca të përballet sot me një rezistencë të fortë brenda dhe jashtë parlamentit. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përgatitur për rezistencë të fortë, brenda dhe jashtë Parlamentit, për t’i pamundësuar shumicës miratimin e dy nismave.

Debati për projektligjin për profesionin e avokatit konsiston nëse duhen lejua apo jo prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga veprimi i ligjit të Vetingut për të ushtruar profesionin e avokatit. Fillimisht, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nuk mund të lejoheshin të riktheheshin në gjykata si avokatë. Por, më pas deputetët befas ndryshuan mendje. Partia Demokratike dhe LSI janë shprehur kundër. Në raportin për këtë projektligj, Komisioni i Ligjeve sqaron se ‘komisioni lidhur me këtë çështje, vendosi që formulimi të jetë sipas draftit integral të rakorduar ndërmjet relatorit dhe propozuesit, sipas të cilit kandidatët për avokat nuk duhet të jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale sipas rasteve të përcaktuara nga pikat “i” deri “iii” të germës “dh” të nenit 13”.

Konferenca e Kryetarëve  

Konferenca e Kryetarëve, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi miratoi dje draft-programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9 korrik e deri në mbyllje të sesionit parlamentar dhe draft-kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit, për periudhën 9 korrik-23 korrik 2018. Dy nga projektligjet më të rëndësishëm dhe të shumëdebatuar në kalendarin trejavor të Kuvendit janë disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Ndryshimet në ligjin për statusin e magjistratëve parashikojnë t’i hapin rrugën Shkollës së Magjistraturës për të pranuar rreth 80 kandidatë për prokurorë dhe gjyqtarë. Ndërkaq, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit parashikojnë të reflektimin e një rregulli të ri për arrestimin e deputetëve.

Axhenda

Në axhendën e ditës së sotme janë përfshirë edhe dy çështje të nxehta, konkretisht projektligji për profesionin e avokatit si dhe projekti për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.

Rezistenca

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë përgatitur për rezistencë të fortë, brenda dhe jashtë Parlamentit, për t’i pamundësuar shumicës miratimin e dy nismave.

Agjenda e seancës plenare  

Raporti vjetor i veprimtarisë së Këshillit Drejtues të RTSH për vitin 2017.

Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017.

Projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.

Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji “Për ratifikimin e korrigjimit të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Tregu” i obligacioneve austro-hungareze në Shqipërinë e 1917 dhe shqiptarët që i blenë ato!
Previous article MARRËVESHJA/ Merkel: Do bëjmë çdo përpjekje për evitimin e një luftë tregtare me SHBA-në

g.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT