• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA E KUVENDIT/ Çfarë pritet të NDODHË sot: Nga projektligji i gjyqtarëve e prokurorëve te…
Home
Shqipëri

SEANCA E KUVENDIT/ Çfarë pritet të NDODHË sot: Nga projektligji i gjyqtarëve e prokurorëve te…

9 July, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Dita e sotme pritet që të jetë mjaft e tensionuar dhe e mbushur me debate të forta në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Në rendin e ditës janë disa pika, por ajo që pritet që të sjellë më shumë debat lidhet me projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu.

Projektligji kërkon 84 vota, ndërsa do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë. Projektligji do të jetë një provë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Mazhoranca do të tentojë të sigurojë votat e domosdoshme për miratimin e projektligjit, ndërsa PD dhe LSI do të shtrëngojnë radhët, për të mos pasur rrjedhje votash.

Mazhorancës i duhet që të sigurojë të paktën pesë vota në radhët e opozitës, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore. Në seancën e sotme plenare nuk do të mungojë kryetari i PD, Lulzim Basha pasi ndodhet në SHBA në një vizitë.

Rendi i ditës për seancën e sotme
Raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”
Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”
Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
Projektligji me SHBA për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për (PISCES)
Projektligji me Spanjën për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar
Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vdes gruaja e ekspozuar ndaj agjentit nervor "Novichok"
Previous article Ronaldo-Juventus, Vieri jep këtë deklaratë surprizë për Interin

g.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT