Tashmë është shndërrua në traditën tonë përzgjedhja e postimit të ditës, ku sot është vëmendja tek muzika.
Ministrja eKulturës Elva Margariti ka postuar në profilin e saj në “INSTAGRAM” njoftimin që së shpejtin në Shqipëri do të vijë këngëtarja me famë botërore Carla Bruni.
Ajo vjen për herë të parë dhe do të sjell në Butrin hitet e saj.
Por ardhja e saj është jo e rastësishme, pasi skena HISTORIKE E Butrintit do t ketë privilegjin të ketë një këngëtare ndërkombëtare pikërisht me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, me datë 21 qershor.
Deri atëhere na ngelet të presim dhe të interesohemi për biletat e koncertit.
/AlpeNews.al
POSTIMI I PLOTË:
Për herë të parë në Shqipëri 🇦🇱, këngëtarja aq e dashur për shqiptarët @carlabruniofficial do të sjellë në Butrint⚱ hitet e saj.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës 🎶, 📅 21 Qershor, 🕘 ora 21:00 skena historike e Butrintit do të jetë më e bukur se kurrë më parë. 🎼🎶🎙


