• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Së shpejti një film për balerinën me ngjyrë Michaela DePrince nga Madona
Home
Kulturë
Kinematografi

Së shpejti një film për balerinën me ngjyrë Michaela DePrince nga Madona

15 March, 2018 Redaktor2 Kinematografi, Kulturë

Historia e Michaela DePrince, që mund të lexohet në librin “Taking Flight”, botuar në vitin 2004 është prekëse. Këngëtarja e muzikës pop, Madona dëshiron ta bëjë film këtë histori, duke marrë përsipër regjinë.

Eshtë hera e tretë që Madona ulet në karrigen e regjisores. Mbas debutimit të saj me komedinë për marrëdhëniet e një çifti “Filth and Wisdom” të vitit 2008 dhe me dramën e dashurisë “W.E.”, një film për amerikanen Wallis Simpson dhe mbretin britanik Edward VIII (prodhuar më 2011), Madona dëshiron tani të xhirojë tani një film për balerinën me ngjyrë, Michaela DePrince

Histori tronditëse

Historia e jetës së Michaela DePrince e ka prekur shumë, thotë Madona. Michaela, e lindur në Sierra Leone, ishte tre vjeç kur i ati iu vra prej rebelëve dhe e ëma vdiq nga ethet e Lasës. Fëmija jetim që vuante nga një sëmundje lëkure u adoptua nga një çift amerikan. Në moshën pesëvjeçare ajo fillon të marrë mësime baleti duke filluar të bëjë shpejt karrierë. Ajo është një nga balerinat e pakta në botë, me ngjyrë. Që prej vitit 2013, ajo tashmë 23-vjeçare kërcen në baletin kombëtar holandez në Amsterdam.

Madonna mit ihren Kindern (Getty Images/AFP/A. Gumulira)Madona ka adoptuar katër fëmijë nga Malavi

Në vitin 2014 Michaela DePrince publikoi kujtimet e saj së bashku me mamanë që e ka adoptuar, Elaine DePrince. “Taking Flight” quhet libri, dhe tani pritet të kthehet në film. Aktualisht nuk është bërë e ditur kur do të fillojnë xhirimet dhe kush do t’i zerë rolet.

Vështrim mbi shtëpitë e fëmijëve në Afrikë

Madona thotë se ndihet e nderuar që është lejuar të kthejë në film historinë e Michaelas. Ky është një moment i veçantë për të hedhur dritë mbi situatën në Sierra Leone dhe për t’i dhënë formë historive të fëmijëve jetimë nëpërmjet zërit të Michaelas.

Fëmijët jetimë janë një temë që Madona e ka shumë për zemër. Ajo vetë ka adoptuar katër fëmijë nga Malavi: më 2006 David Banda, i cili është sot 12 vjeç, më  2009 Mercy James, e cila është po ashtu 12 vjeç. Dhe vitin e kaluar binjakët Esther dhe Stella.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA mbështet vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë
Previous article DRITAN HOTI/ Rusia e Putinit në sistemin aktual ndërkombëtar

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT