Muzeu Historik Kombëtar së shpejti do të ketë një pavijon kushtuar Diasporës.
Libra të vjetër të shkruar nga shqiptarë në emigrim, objekte të hershme të ardhura nga shtete të ndryshme ku kanë jetuar shqiptarët ndër shekuj do të jenë pjesë e pavijonit.
Po ashtu trashëgimia e hershme e arbëreshëve do të prezantohet në këtë pjesë të Muzeut.
Ky projekt pritet të bëhet konkret në muajt në vijim si rezultat i bashkëpunimit mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Ministrisë se Shtetit për Diasporën.
Drejtori i Muzeut Kombëtar,Dorian Koci, thekson se ky pavijon do të jetë një risi në ambientet e Muzeut, si i vetmi i këtij lloji në hapësirën shqipfolesë.
Koci: Në 26 dhjetor të 2018 ka dalë një urdhër i Kryeministrit që ngre një grup pune nën kryesinë e Ministrit të Diasporës për të bërë të mundur studimin dhe ngritjen e pavijonit të diasporës brenda Muzeut Kombërtar.
Në takimin mes Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe Drejtorit të Muzeut Kombëtar u diskutua mbi realizimin konkret të këtij pavijoni.