• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S´E NGARKOVA UNË, KONTINJERIN NË EKUADOR…”/ Babai i Arbër Çekajt mohon akuzat, por mbetet në burg
Home
Breaking News

“S´E NGARKOVA UNË, KONTINJERIN NË EKUADOR…”/ Babai i Arbër Çekajt mohon akuzat, por mbetet në burg

3 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lihet në burg Selim Çekaj, babai Arbër Çekajt, i cili u arrestua dy ditë më parë, pasi në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij, “EcoalMax”, nga Ekuadori, Policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Pas një seancë që zgjati disa orë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekaj, mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta.

Për shkak të situatës së pandemisë, seanca për masën e sigurisë për 72-vjeçarin u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ishte gjyqtari Rexhep Bekteshi ai që ka vendosur “Arrest me burg” për Çekajn.

Organi akuzës që përfaqësohej nga prokurorja Enkeleda Xhengo e akuzoi Çekajn për trafik ndërkombëtar droge, duke kërkuar si masë sigurie atë të arrestit në burg për 72-vjeçarin, i cili ka mohuar të gjitha akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm.

“Nuk kam asnjë lidhje me drogën. Unë kam porositur banane dhe pres banane, nga ta di unë se me çfarë është kontejneri brenda. Nuk e ngarkova unë kontejnerin në Ekuador, përse duhet të kem përgjegjësi unë? Përgjegjësia ime do të ishte, nëse do merrja kontejnerin, do ta fusja në mjediset e kompanisë dhe do nxirja drogën. Unë kontejnerin nuk e kam parë më sy deri në momentin që Policia ushtroi kontrollin. Nuk di çfarë të them, por nuk i pranoj akuzat dhe vetëshpallem i pafajshëm”, ka deklaruar ndër të tjera 72-vjeçari.

Në mbrojtje të Selim Çekajt ishin avokatët Maksim Haxhiaj dhe Neshat Fana, të cilët thanë se klienti i tyre nuk ka kurrfarë lidhje me drogën e kapur në port, pasi sipas tyre, përgjegjës deri në momentin që ngarkesa futet në mjediset e kompanisë është pikërisht shitësi dhe jo porositësi.

Mbrojtja gjatë seancës gjyqësore dorëzoi edhe kontratën ku sipas tyre përgjegjësia se çfarë ka në kontejner për aq kohë sa ai është brenda portit nuk është e porositësit të mallit, por e dërguesit.

“Ka një kontratë e cila shkruan në nenin 7 që përgjegjësinë për kontejnerin nga Ekuadori deri në futjen në magazinë e mban shitësi. Po ashtu, thuhet se blerësi ka të drejtë të kontrollojë kontejnerin kur futet në magazinë dhe vetëm atëherë ka të drejtë ta hapë dhe të shohë mallin dhe asnjë përgjegjës tjetër. Nuk ka asnjë provë që ky njeri të jetë marrë me atë porosi.

Plak, njeri i nderuar, mësues, nuk di as anglisht, as spanjisht, nuk di as kompjuterin. Si u lidh ai me ata? Me cilët kontaktoi? Ai kontejner ka dy muaj që vjen vërdallë port më port. U kontrollua në magazinë, ndërkohë që në port u deshën pajisje të sofistikuara për të hapur atë gjë, ndërsa ku u kontrollua në magazinë, nuk u gjet asnjë vegël se si ai do e hapte atë. Është një marrëzi. Nuk kanë as humanizëm, se lere drejtësi që nuk ka fare. Ky është aktivitet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një ndërmarrje e pambrojtur për t’i hapur rrugë ndonjë sasie tjetër. Nuk ka asnjë provë, zero”, deklaroi pas përfundimit të seancës Neshat Fana, avokati 72-vjeçarit./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VËMËNDJA DUHET TË JETË TEK ÇIFTI"/ Teuta Krasniqi sapo na tregoi nëse do e ftojë Bleron dhe Afronën në dasmën e saj
Previous article PAS DEBABIT TË ASHPËR ME SARËN/ Elvisi ka një mesazh për Princin: Të rujt Zoti...

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT