• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’E DINTE QË ISHTE SHTATZËNË”/ Gjinekologu shpjegon fenomenin e rrallë të 20-vjeçares që lindi në tualetin e QSUT
Home
Sociale

“S’E DINTE QË ISHTE SHTATZËNË”/ Gjinekologu shpjegon fenomenin e rrallë të 20-vjeçares që lindi në tualetin e QSUT

21 April, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Shtatzënia kriptike është një fenomen i rrallë, thënë ndryshe shtatzëni e fshehur.

Studimet tregojnë se 1 në 475 e gra nuk kupton që po pret një fëmijë. Është shumë e frikshme për një grua të zbulojë që është shtatzënë në muajin e shtatë, tetë apo të nëntë, madje ndodh që t’ju vijnë dhimbjet e lindjes pa e kuptuar që po presin një fëmijë.

Para pak ditësh në vendin tonë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bëri publik rastin  e një 20-vjeçareje që shkoi në urgjencën e QSUT me dhimbje të forta barku dhe përfundoi në tualet duke sjellë në jetë fëmijën e saj për të cilin ajo nuk ishte në dijeni.

Për të folur për këtë fenomen, mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari  i ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në Ora Tv, tha se shtatzënia kriptike është situatë e rrallë, ndërsa shtoi se nuk ka kushte të imponuara për këtë. Sipas tij, shtatzëni kriptike quhet edhe çdo shtatzëni që zbulohet pas javës së 20-të.

“Që të bësh triazhin e shtatzënisë është shumë e rëndësishme.

Kushtet për te imponuar një shtatzëni kriptike, nuk ka. Ajo është një shtatzëni e paditur. Ato janë më të shpeshta në shoqëri të civilizuar. Janë më të shpeshta në rreth të 20-ave, ose mbi të 40-at.

Ka dhe situata shëndetësore të ndryshme që mund të shoqërohen me mungesë të ciklit menstrual.

Kam pasur një rast të një pacienteje që kishte cikël menstrual njëherë në 6 muaj. Ajo kishte ademonë në hipofizë, dhe nuk kishte mbetur shtatzënë. Pasi e hoqi, ajo erdhi sërish dhe në fakt këtë herë ishte 18 javëshe shtatzënë.

Janë dy kritere të moshës së shtatzëni, mosha menstruale dhe moshë ekografike. Ndonjëherë ka moskonkordancë. Shpesh ndodhin hematoma që sjellin gjakderdhje dhe mund të cilësohet si cikël.

Në rast të një lindjeje të një shtatzënie kriptike, fëmija ka nevojë për kontroll të imtësishëm. Edhe pse nuk ka informacion, duhet kontrolli.

Në këtë kohë i kemi mundësitë që lindjet të bëhen në kushtet më të mira. Në raste të tjera, në situatë vunerabël mbetet bebi.

Shtatzënia kriptike është situatë e rrallë. Femrat duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI NË PIKË KRITIKE"/ Biden pas takimit me kryeministrin ukrainas: 800 milionë dollarë shtesë në ndihmën...
Previous article NDODH NË KUVEND/ Ministrja Balluku po fliste për energjinë elektrike, ikin dritat në Kuvend, replikon me deputetin e PD

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT