“Nuk e dija që pistoleta kishte plumba”, ka deklaruar para togave të zeza 27-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 44-vjeçari në një dyqan gjatë një grabitje.
Ngjarja tronditi vendin në nëntor të vitit 2021, kur Marios ndodhej në dyqan në momentin kur një grabitës i maskuar dhe me doreza, hyri në dyqan dhe e kërcënoi me armë.
Në videot e publikuara në kamerat e sigurisë së dyqanit nga protothema.gr, dyshohet se ai ka rezistuar dhe për pasojë 27-vjeçari shqiptar e ka qëlluar në kokë.
I riu kishte bashkëpunëtor një 37-vjeçar grek, i cili dyshohet se po e priste jashtë dyqanit në momentin e grabitjes.
27-vjeçari shqiptar ka deklaruar se “nuk kisha ndërmend të vrisja. Unë nuk u nisa ta bëja këtë”, duke pretenduar se nuk e dinte se arma që mbante kishte plumba në të.
“Unë nuk shkova për të vrarë, shkova vetëm për të grabitur. Isha i dehur dhe konsumuar marrë drogë”, tha ai.
I pandehuri i dytë u shpreh se është i pafajshëm. Tronditëse ishte dëshmia e nënës së viktimës, e cila ka rrëfyer e përlotur momentin kur i thanë se djali i saj i vetëm ishte plagosur rëndë dhe se si mësoi se ai kishte ndërruar jetë.
“Marios ishte djali im i vetëm. 15 vjet më parë humba burrin tim. Fëmija im ishte mbështetja ime. Që kur burri im vdiq në 2004, ai më është betuar se nuk do të largohej nga unë. Ishte punëtor, i shkolluar. Ai punoi në dyqan për rreth 5 muaj. Ai më thoshte se ‘nuk më pëlqen turni i mëngjesit, do të shkoj në turnin e mbrëmjes që ka më shumë para që të jetojmë më mirë’. I thashë: ‘mos shko në mbrëmje’,” ka dëshmuar ajo në gjykatë.
Tula tregoi momentin kur pronari i biznesit e telefonoi për t’i thënë se djali i saj ishte plagosur.
“Kur u ngrita në orën 06.30 më telefonoi shefi i tij dhe më pyeti nëse isha mirë. E pyeta se çfarë ndodhi dhe më tha që Marion e kishin rrahur. Ai më tha se është keq dhe unë kërkova të flisja me një oficer policie për të ditur nëse fëmija im është mirë. Polici më tha se është në gjendje shumë të keqe dhe se po shkonte me ambulancë në spital. Në atë moment rashë në dysheme, duke u dridhur dhe fillova të bërtas. Vëllai më mori nga spitali dhe më tha të merrja një taksi dhe të shkoja shpejt, sa më shpejt. Takova një fqinj rastësisht dhe i kërkova të më çonte në spital për të parë fëmijën tim. Unë zvarritesha, isha si një bimë” .
Nëna e 44-vjeçarit hipi në një taksi dhe i ka kërkuar shoferit që të shkojë sa më shpejt në spital dhe madje gjatë rrugës kanë dashur të kërkojnë ndihmën e policisë për t’i hapur rrugën. Megjithatë, ajo nuk arriti ta shihte djalin e saj të gjallë.
“I thashë shoferit të ndizte radion dhe aty mësova se fëmija im kishte ndërruar jetë. Fillova të bërtas “fëmija im, fëmija im”, që ishte djali më i mirë, mbështetja ime. Më 6 nëntor më vranë fëmijën, më 6 nëntor e kisha pagëzuar”, dëshmoi nëna e shkatërruar.
Gjatë gjithë dëshmisë së saj, shqiptari 27-vjeçar tentoi të fshihte fytyrën me duar.


