• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SË BASHKU PËR SHQIPËRINË”/ Zbardhet konferenca e donatorëve për rindërtim
Home
Sociale

“SË BASHKU PËR SHQIPËRINË”/ Zbardhet konferenca e donatorëve për rindërtim

15 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Më 17 shkurt, pritet të zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, rreth 1.000 të tjerë u plagosën, dhe rreth 14 000 persona janë të zhvendosur përkohësisht. Mijëra ndërtesa janë dëmtuar seriozisht, përfshirë shkollat dhe objektet e kujdesit shëndetësor. BE, shtetet e saj anëtare, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera, si dhe nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë OKB dhe Bankën Botërore, do të marrin pjesë.

Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” do të fillojë në orën 14:30. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të kryesojë konferencën në prani të kryeministrit Edi Rama. Një prezantim i vlerësimit të nevojave pas katastrofës (PDNA) do t’i paraprijë hapjen e konferencës që më pas do të pasohet nga një dalje për mediat. Sipas vlerësimeve të qeverisë shqiptare “fatura” e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar i kalon 1 miliard lekë.

Kujtojmë se Holanda i dhuroi Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtim, lajm i komunikuar dje përmes ministrit të Jashtëm Stef Blok. Edhe Turqia ka premtuar se do të ndërtojë 500 njësi banimi në Laç dhe po ashtu do të jetë sërish pjesë e Konferencës së Donatorëve.

Axhenda e konferencës më 17 shkurt 14.30 – 15.00 Hapja dhe mirëseardhja Fjala përshëndetëse nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel 15.00 – 15.10 Video në lidhje me tërmetin dhe reagimin fillestar të urgjencës Prezantuar nga Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič 15.10 – 16.00 Prezantimi i vlerësimit të nevojave pas katastrofësPrezantimi i vlerësimit të nevojave pas katastrofës – Koordinatore Kombëtare e PDNA, Milva Ekonomi  Prezantimi i mekanizmave financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit – Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj

Deklaratë e Kombeve të Bashkuara – Mirjana Spoljaric, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Asistent Administratori i UNDP, dhe Drejtori i Byrosë Rajonale të UNDP për Evropën dhe CIS Deklaratë e Bankës Botërore – Linda Van Gelder, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor Deklaratë e Bashkimit Evropian – Komisioneri Olivér Várhelyi 16.30 – 18.30 Deklarata e Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi Deklaratë nga vendet dhe organizatat e tjera të ftuara 18.30 – 18.40 Vërejtje përmbyllëse dhe përfundime – Komisioneri Olivér Várhelyi 18.45 – 19.00 Konference për shtyp

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ "Zikaltërit" i kundërpërgjigjen Barcelonës: Doni Lautaron? Na jepni Griezmannin!
Previous article SHKAKTON "TËRMET" NË RJETET SOCIALE/ Ferdinand tallet keq me dënimin e Manchester City (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë Aktualitet

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT