• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DUA T’I OFENDOJ, DUA PAQE”/ Aleksandër Vuçiç “përulet” ndaj Haradinajt dhe Albin Kurtit
Home
Rajon

“S’DUA T’I OFENDOJ, DUA PAQE”/ Aleksandër Vuçiç “përulet” ndaj Haradinajt dhe Albin Kurtit

15 December, 2019 Delo.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është kundërpërgjigjur menjëherë deklaratave të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Shefi i ekzekutivit të Kosovës në një akademi përkujtimore të organizuar dje në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, pohoi se Aleksandër Vuçiç dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë kurrë faktin që djemtë e UÇK-së  i kanë larguar ata nga Kosova.

Presidenti serb tha se e ka kuptuar porosinë e Haradinajt, i cili pohoi se UÇK-ja e ka dëbuar ushtrinë serbe nga Kosova. Me reagimin e tij, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur edhe Albin Kurtit, i cili ka këmbëngulur se ai kurrë nuk do t’i japë territore Serbisë si ngushëllim  për Kosovën e humbur.

“Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, i kemi pranuar dhe kuptuar. Ata e dinë se cilat janë interesat e popullit të vet, dhe ne i dimë interesat e popullit tonë. Interesi ynë parësor është paqja dhe ruajtja e paqes”, tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka pohuar se shqiptarët mendojnë se janë shumë të fuqishëm e serbët të dobët. Sipas tij, është më mirë që serbët të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë, sepse e dinë shumë qartë se cilat janë interesat e tyre nacionale dhe shtetërore.“Nuk më shkon mendja t’i ofendoj. Puna jonë është të ruajmë paqen dhe të ndihmojmë popullin tonë të qëndrojë, të ketë sa më pak gjykime për vepra verbale. Më mirë të më gjykojnë mua sesa popullin tonë. Mua gjithmonë më interesojnë veprat e jo fjalët”-shtoi ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTOHET 120-VJETORI I KLUBIT/ Njihuni me koreografinë fantastike të tifozëve të Milanit (FOTO)
Previous article JUVENTUS-UDINESE/ I janë dashur 9 minuta lojë, Ronaldo nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT