• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DO SHPËTOJNË PA U HETUAR PËR FAJET”/ Balla: Berisha, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë kundër reformës
Home
Politikë

“S’DO SHPËTOJNË PA U HETUAR PËR FAJET”/ Balla: Berisha, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë kundër reformës

3 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Përsëri do ketë protestues huliganë që do të mblidhen në hyrje të kuvendit. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me protestën që opozita ka paralajmëruar të mbajë më 5 mars, të martën, para Parlamentit, në të njëjtën kohë kur mbahet edhe seancë plenare.

“Ditën e martë kur ata sulmuan deputetët ishte frika, por edhe përpjekja e fundit për të bllokuar votimin në Kuvend të strukturës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Edhe të martën që vjen ne përsëri kemi disa ligje që lidhen me implementimin e Reformës në Drejtësi dhe përsëri do të ketë protestues huliganë, që do të mblidhen në hyrje të Kuvendit. Të jeni të sigurtë se nuk janë më shumë se sa jeni ju këtu. Ne jemi votuar për të çuar përpara reformën në drejtësi. Të gjitha fajet e këtyre 28 viteve, kushdo që i ka bërë, nuk ka për të shpëtuar pa u hetuar ashtu siç duhet dhe pa u dënuar ashtu siç e meritojnë. Mjafton që çdo shqiptar të bëjë një pyetje : çfarë mund ta bëjë bashkë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin? Ne jemi më shumë të bashkuar se kurrë për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi”- u shpreh Balla teksa mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste Korçë ku shoqërohej nga drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi,  ai i Qarkut Berat, Blendi Klosi, si dhe deputetë.

Më tej, duke ju drejtuar socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, Balla tha se PS është e vendosur të vijojë punën për zbatimin e kontratës që ka me qytetarët dhe vijimin e reformave. Ai u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 30 Qershorit PS do të jetë fituese, sepse puna e bërë në gjithë këto vite ka treguar se Bashkia e Korçës  dëshmon modelin më të mirë të qeverisjes vendore.

“PD-ja dhe LSI-ja vendosën t’i lëshojnë mandatet. Një gjë dua t’ua them socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, që ne nuk kemi ndërmend të ndërpresim punën tonë, drejt 2021-it. Përpara se të shkojmë në 2021-in kemi 30 qershorin.”

Ndërsa Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi, theksoi në fjalën e tij se: “Kjo që ka ndodhur është e paprecedent, jo për Shqipërinë, por për të gjithë Europën me të cilën ne u bashkuam pas vitit 90’  në këtë sistem të ri të demokracisë liberale. Sot në fakt nuk jemi mbledhur këtu vetëm për qëllimet tona, për Partinë Socialiste, për misionin tonë, për sfidat tona. Natyrisht vijmë nga zona të ndryshme, fshatra e qytete të ndryshëm, mosha, temperamente, karaktere të ndryshme, por kemi të përbashkëta vlerat, një paketë vlerash. Një sistem vlerash që kjo parti i ka të lidhura edhe me historinë e djeshme, të sotmen dhe të ardhmen ashtu siç e vizatojmë ne”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-PRESIDENTI I MILANIT/ Habit Silvio Berlusconi: Jam gati ta blej Icardin...
Previous article ALIGATORI QË BËRI LËMSH RRJETIN/ Peshon 317 kg dhe është 4 metra i gjatë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim Aktualitet

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë Aktualitet

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT