• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
S´DO JETË DEPUTETE/ Eglantina Gjermeni: Angazhimi im nuk mbaron këtu. Rëndësi ka që dola…
Home
Politikë

S´DO JETË DEPUTETE/ Eglantina Gjermeni: Angazhimi im nuk mbaron këtu. Rëndësi ka që dola…

9 March, 2021 s.autor Politikë

Eglantina Gjermeni reagon pas publikimit të listave për deputetë të PS, ku emri i saj bën pjesë te ata kandidatë që nuk kanë marrë besimin për të rikandiduar për një mandat tjetër. Gjermeni falenderon drejtuesit e PS dhe kolegët me të cilët bashkëpunoi 3 mandate, qytetarët të cilët përfaqësoi dhe familjen e saj, që siç thotë i ka hyrë pak në hak, por ata e kanë mbështetur pa kushte. E rëndësishme sipas saj është të dalësh “me faqe të bardhë”,

Postimi i Gjermenit: Të dashura mikesha, të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për gjithë mbështetjen, vlerësimin, respektin që më keni dhënë me bujari ndër vite! Në gjithë këto vite si deputete, jam munduar të përfaqësoj denjësisht qytetarët, problemet e nevojat e tyre dhe shpresoj të kem dhënë një kontribut modest me angazhimin tim në politikë. Përkushtimi, integriteti, etika dhe përgjegjshmëria, më kanë ndihmuar të justifikoj besimin e dhënë dhe të mundohem të jap më të mirën. Kam ndjerë përgjegjësi të madhe si e zgjedhur, e votuar si deputete, apo dhe e emëruar si ministre, ashtu siç edhe jam ndjerë e privilegjuar të mar besimin, mbështetjen dhe vlerësimin tuaj!

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste, të gjithë socialistëve, që më kanë votuar gjithmonë, madje duke më dhënë besimin për të qenë anëtare e Kryesisë së Partisë Socialistë, forcës më progresiste në Shqipëri. Mirënjohëse pafund qytetarëve të Njësisë 5, në Tiranë, ku fillova rrugëtimin politik në 2009, Bashkisë Lushnjë që i përfaqësova në vitet 2013 -2017, si edhe qytetarëve të bashkisë Krujë, të cilët vazhdoj t’i përfaqësoj derisa të përfundojë mandati, për të cilin më kanë votuar.

Gratë dhe vajzat që më kanë frymëzuar gjithmonë me historitë e forcën e tyre, kanë punuar me mua në çdo moment, dhe jam shumë krenare për çdo arritje të grave në Shqipëri. Çështjet e të drejtave të grave, barazisë gjinore, përfaqësimit të grave dhe vajzave, do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e identitetit tim dhe asaj që besoj që është e drejtë për tu bërë.

Falenderimi veçantë për kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin Rama për besimin, mbështetjen dhe vlerësimin gjatë rrugëtimit tim në politikë. Faleminderit shumë kolegëve, mikeshave dhe miqve të mi në parlament, në tre legjislatura, me të cilët ndamë ditë të bukura e ditë të vështira. Edhe kolegëve dhe deputetëve të opozitës me të cilët kemi bashkëpunuar në Parlament, ju them faleminderit.

Mirënjohje për gazetarë e përfaqësues të medias, që më kanë mbështetur dhe vlerësuar. Padyshim nuk mund të harroj mikeshat e miqtë e mi jashtë politikës, që mbase jo gjithmonë ishin dakord me angazhimin tim në politikë, por ama ishin gjithmonë mbështetje për mua, sa herë kisha nevojë.

Prindërve të mi u jam thellësisht mirënjohëse për mënyrën se si më rritën e më edukuan. Jam krenare për vlerat dhe gjithçka që më mësuan, pavarësisht se modestia, mirësjellja, përkushtimi, integriteti, ndjeshmëria e cilësi të tjera, që ndonjëherë duken si “jashtë mode”, më kanë bërë kjo që jam dhe vetëm më kanë dhënë siguri e dinjitet. Padyshim familjes time të vogël, të cilës i kam hyrë në hak shumë gjatë këyre viteve, i shpreh mirënjohjen më të madhe, që më kanë mbështetur pa kushte, kanë qenë dhe mbeten për mua frymëzim, siguri e garanci për t’ia dalë mbanë çdo sfide.

Sigurisht, angazhimi im në jetën publike, as nuk ka filluar, as do të mbarojë me largimin tim nga kandidimi për deputete. Të gjithë në këtë botë jemi të përkohshëm, padyshim edhe në politikë.

E rëndësishme është të dalësh “me faqe të bardhë”, siç themi ne. I uroj me zemër suksese ekipit të Partisë Socialiste në 25 Prill! Besoj që fitorja e mandatit të tretë do të jetë vazhdimi i punëve të nisura, si dhe përmbushja e dy objektivave të mëdha, proçesi i rindërtimit dhe rimëkëmbja pas pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TË JESH E FORTË"/ Moderatorja Bieta Sulo përlotet në mes të emisionit, ja çfare ndodhi
Previous article DEL VIDEO NGA AKSIDENTI NË TIRANË/ Makina merr kthesën keq në mes të rrugës, motoristi fluturon në ajër

s.autor

Postime të ngjashme

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT