• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’DO I FALIM KURRË”/ Rreth një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit e shqiptares: Shkelën gjakun e fëmijës sonë! S’duam të kujtohet si “vajza e valixhes”
Home
Aktualitet
Kronikë

“S’DO I FALIM KURRË”/ Rreth një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit e shqiptares: Shkelën gjakun e fëmijës sonë! S’duam të kujtohet si “vajza e valixhes”

16 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një vit pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, prindërit e saj vazhdojnë të kthehen pothuajse çdo fundjavë në vendin ku u gjet trupi i vajzës së tyre, në një greminë përgjatë rrugës malore në Capranica Prenestina, pranë Romë. Banorët e zonës tashmë e quajnë atë segment “rruga e Ilarias”.

Studentja shqiptare nga Terni u vra më 25 mars të vitit të kaluar nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson. Trupi i saj u gjet më 2 prill nga forcat e rendit, i mbyllur në një valixhe dhe i fshehur mes ferrave pranë rrugës.

Prindërit e saj, Flamur dhe Gezime Sula, kujdesen për memorialin e ngritur në vendin ku u gjet vajza e tyre. Nëna pastron pllakën përkujtimore dhe fotografitë, ndërsa babai rregullon lulet dhe ambientin përreth. Në mermerin e zi është gdhendur një mesazh prekës: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh”.

ilaria sula (1)

Për nënën e Ilarias, një vit pa vajzën është vetëm boshllëk. “Jeta jonë u ndal më 2 prill. Kur të marrin një vajzë, të marrin arsyen e jetës. Nuk jemi më njerëzit që ishim. Atë ditë na vranë edhe ne”, shprehet ajo për Il Messaggero.

Sipas babait, vajza ëndërronte një të ardhme të ndritur. “Ajo studionte Statistikë dhe do të diplomohej në tetor. Donte të punonte në fushën financiare. Kishte shumë plane për jetën”, thotë Flamur Sula.

Drama për familjen nisi më 25 mars, kur Ilaria ndaloi së përgjigjuri në telefon. Ajo jetonte në Romë për studimet universitare, por ishte në kontakt të vazhdueshëm me prindërit.

E pyetur se çfarë kujton nga ajo ditë kur mori vesh lajmin për të bijën, Gëzime Sula tha: Kujtime të ngatërruara. Kur na thanë se e kishin gjetur, nuk doja ta pranoja që ishte e vërtetë. I thashë Flamurit: ‘Ndoshta gabohen.’ Nuk ishte.”

“Herën e fundit që folëm ishte më 25 mars. Po planifikonim fundjavën tonë në Terni së bashku. Orarin e trenit, takimin për te parukria dhe pastaj pazarin e pasdites, si nënë e bijë. I kisha blerë një pulovër disa ditë më parë, e kishim zgjedhur së bashku në telefon”, tregoi ajo.

Prindërit e Ilaria Sulës
Prindërit e Ilaria Sulës

“Është ende në sirtarin e saj. Nuk doja ta jepja. Gjithçka mbeti ashtu siç ishte në dhomën e saj: dollapët, krevati, fotot, lodrat prej pelushi. Gjithçka ishte ashtu siç e la më 15 mars, ditën e fundit që fjeti atje. Ajo ishte hera e fundit që e pamë gjallë. Hera e fundit që munda ta përqafoja”, ka rrëfyer ajo mes lotësh.

Familja denoncoi zhdukjen më 29 mars, pasi vajza nuk u kthye në shtëpi siç kishte planifikuar.

“Një baba e ndien kur mesazhet nuk i shkruan vajza e tij”, thotë Flamuri, duke shtuar se gjatë kërkimeve kishin kontaktuar edhe me ish-të dashurin e saj.

“Ajo nuk kishte kthyer përgjigje që nga 25 marsi. Por në ditët në vijim kishte dërguar disa mesazhe. Një baba e ndjen kur nuk është vajza e tij ajo që po shkruan. Pritëm deri më 29 mars, ditën kur ajo duhej të vinte në Terni. Pastaj shkuam të raportonim incidentin. Ilaria nuk do të na kishte lënë kurrë. Kishim një marrëdhënie të mrekullueshme“, tha babai i saj, Flamur Sula.

Sipas familjes, Mark Samson u ka dërguar një letër nga burgu për t’u kërkuar falje. Por përgjigjja e prindërve është e prerë.

“Ne nuk falim askënd. Kur një vajzë thotë jo, është jo. Askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën sepse nuk mund ta pranojë një marrëdhënie që mbaron. Nuk kemi pasur më kontakt dhe nuk duam më. Ai mund të thotë çfarë të dojë, por ne nuk e besojmë”, thotë babai, ndërsa i pytetur nëse kishte dyshuar ndonjëherë tek Marku, ai tha se gjatë ditëve që kërkonin Ilarian, kshin folur edhe me të.

Mark Antony Samson, i dashuri i Ilaria Sulës
Mark Antony Samson, i dashuri i Ilaria Sulës, autori i krimit

“Ai fliste me djalin tonë, Leonin. Nuk ishte një dyshim i vërtetë, por ne kurrë nuk e besuam vërtet”, tha ai.

Gezime Sula reagoi ashpër edhe ndaj nënës së autorit të dyshuar, e cila në gjyq ka pranuar se e ndihmoi të birin të pastronte gjakun nga dhoma.

“Ajo nuk është nënë. Nuk mund ta quash dikë të tillë nënë. Nuk ka falje, kurrë. As për të dhe as për të birin. Ata ecën mbi gjakun e vajzës sime, gjakun e gjakut tim. E pastruan dhe e hodhën tutje, njësoj siç e hodhën atë në shkurre. Sikur të ishte një objekt. Nuk uroj që askush të shohë një vajzë të katandiset në ato kushte”, tha ajo.

Procesi gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares po vazhdon dhe prindërit nuk kanë munguar në asnjë seancë.

“Do të vazhdojmë të jemi aty. Nuk kërkoj hakmarrje, por drejtësi. Dua që Ilaria të mos kujtohet si ‘vajza e valixhes’, por për atë që ishte: e gëzuar, inteligjente dhe plot jetë”, thotë babai i saj për Il Messaggero.

ilaria sulailaria sula memorial

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DO PARAQITEMI"/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend: Kemi takime të tjera...
Previous article Çfarë la pas Jürgen Habermas

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT