• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DI TË SHKRUAJË E TË LEXOJË”/ Ish-deputeti i LSI-së i kthehet Kryemadhit: S’kam blerë doktoraturë si ti, arritja jote e vetme “çizmja” kundër Ramës
Home
Politikë

“S’DI TË SHKRUAJË E TË LEXOJË”/ Ish-deputeti i LSI-së i kthehet Kryemadhit: S’kam blerë doktoraturë si ti, arritja jote e vetme “çizmja” kundër Ramës

7 February, 2021 Delo.autor Politikë

Pas deklaratave tē dhëna dy ditë më parë në adresë të tij nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sot ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica. Pas një takimi elektoral me ish-strukturat e gruas së LSI-në Berat, Rehovica i është përgjigjur Kryemadhit duke deklaruar se ai nuk ka kryer asnjëherë asnjë vepër të jashtëligjshme, as në Shqipëri dhe as në Itali.

“Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund ti vijnë mirë zonjës Kryemadhi s’di çtë them” ka thënë Rehovica.

Më tej, ai thotë se i gjithë ai proces ka qenë një thikë pas shpine e iniciuar dhe dirigjuar nga ish-partia e tij për të mbajtur nën kontroll e në presion të gjithë deputetët e LSI-së. Akuzave të zonjës Kryemadhi se ka qenë ajo që i ka larguar nga partia, Rehovica është përgjigjur, duke deklaruar se është ai që është larguar nga LSI-ja për shkak se për të nuk është më ajo parti që ka qenë, nuk është më partia që themeloi Ilir Meta.

Për Rehovicën, LSI ka filluar degradimin që në momentin që filloi arroganca, pabesia e mosmirënjohja. “LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qenë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrollojnë dot nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu” ka deklaruar Rehovica.

Në lidhje me akuzat e Kryemadhit se ai nuk dinte të shkruante e të lexonte, Gledion Rehovica i është përgjigjur me fjalët “Unë ju siguroj që kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se zonja Kryemadhi dhe nuk kam blerë apo kopjuar ndonjë tezë doktorature”.

Rehovica ka deklaruar nga Berati se zonja Kryemadhi partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar. Për Rehovicën, Kryemadhi ka dështuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj, që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot. Ai e ka ftuar Kryemadhin në një debat të hapur publik dhe ka deklaruar se arritja më e madhe që ka deri tani Kryemadhi në drejtimin e LSI-së është vetëm “çizmja” kundër Edi Ramës.

Ish deputeti i LSI-së ka pohuar se sipas informacioneve që ai ka të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike për ti paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi. “Unë kam informacion që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike që të distancohen nga zonja Kryemadhi” tha ai.(abcnews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-METALURGJI/ Makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën
Previous article KREU DY ATENTATE PËR PAZARE DROGE/ Thellohen hetimet për "pasagjerin" e Alket Rizait, ”Taqi shqiptar” i dyshuar si vrasës me pagesë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT