• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SASI REKORD/ Kapen 31 ton kanabis në Marok, trafikantët i kishin paketuar si fruta e perime
Home
Jetë

SASI REKORD/ Kapen 31 ton kanabis në Marok, trafikantët i kishin paketuar si fruta e perime

28 April, 2022 s.autor Jetë

Policia marokene njoftoi të mërkurën mbrëma sekuestrimin e një sasie “rekord” prej 31 tonësh kanabis në një magazinë pranë Tangierit , në pjesën veriore të vendit, dhe arrestimin e një të dyshuari.

Policia parandaloi një operacion të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës” duke sekuestruar një “ngarkesë rekord prej 31 ton 187 kg kanabis, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare.

Operacioni u krye në një magazinë pranë Tangierit, ku kanabisi ishte “paketuar dhe vendosur në forma frutash dhe perimesh, ngjyra dhe madhësia e të cilave lehtësonte daljen e tyre nga Maroku si produkte bujqësore për eksport” , thuhet nga burimet marokene, shkruan abcnews.al.

Në magazinë u sekuestrua edhe një frigorifer i madh rimorkio me dhjetëra thasë dhe pako të tjera me hashash .

Një 61-vjeçar me precedentë penal është arrestuar dhe është lënë në paraburgim për “dyshimin për lidhje me një grup kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, njoftoi policia..

Po vijon hetimi për identifikimin e të gjitha degëve vendase dhe ndërkombëtare të këtij qarku kriminal.

Autoritetet marokene herë pas here njoftojnë sekuestrime të sasive të mëdha të rrëshirës së kanabisit. Operacioni u shpall dje si më i rëndësishmi këtë vit .

Më shumë se 191 ton kanabis u kapën në vitin 2021, 12% më pak nga viti 2020, sipas shifrave zyrtare.

Në vitin 2021, vendi miratoi një ligj që lejon përdorimin terapeutik të kanabisit, një reformë e madhe në Afrikën e Veriut, një nga prodhuesit kryesorë të hashashit në botë, me kulturat më të mëdha të vendosura në malet Rif .

Pavarësisht përpjekjeve për të luftuar kultivimin e kanabisit gjatë dekadës së fundit, Maroku mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bimës narkotike, sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme
Previous article PAMJET E TRISHTA/ Raketat ruse i shuan familjen, babai “shembet” mbi arkivolin e vajzës 3-muajshe dhe gruas së tij

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë Jetë

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT