Vetëdorzohet në polici Ermir Idrizllari, 26 vjeçari që u arratis nga furgoni i policisë me pranga në duar në Sarandë. Ai u ndalua nga policia pasi iu gjetën në banesë rreth 30 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, ndërsa një shtetasi i kishte marrë me dhunë një shumë prej 30 mijë lekë të reja. Në momentin e vetëdorëzimit, Ermir Idrizllari ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij Gjergj Imeraj. 26-vjecari tha se ishte arratisur nga frika.


