Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një lokal lotarish sportive në qytetin e Delvinës.
Sipas informacioneve të Report Tv, i riu Anxhelo Haderi është goditur me mjete të forta nga dy persona të maskuar, të cilët më pas i kanë grabitur një shumë parash në lokalin ku punonte.
21-vjecari Anxhelo Haderi është transportuar për në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar kreu i PD Delvinë, Hari Imeri, i cili ka dënuar aktin e dhunimit të të riu, duke iu kërkuar organeve të rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e ngjarjes.