Një dyqan rrobash është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në lagjen nr.2 të Sarandës.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas shërbimit MZSH të Sarandës shkak i këtij zjarri në dyqanin në pronësi të Harallamb Anastasi u bë një shkëndijë elektrike.