Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, “Syri i Kaltër”, çmimet e arsyeshme, janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.
Edhe këtë vit plazhet e shumta të Sarandës kanë qënë të mbipopulluara. Ajo që ka rënë shumë në sy këtë vit ështe edhe prania e turistëve Italianë.
Edhe pse gjithmonë kemi tendencën ta pëlqejmë prezencën e turistëve, duket se pushuesit në Sarandë janë të “pakënaqur”.
Njëra prej tyre rrëfen për AlpeNews.al, se pikërisht italianët kanë mbushur të gjithë plazhet.
“Fakti se ata janë këtu është sigurisht diçka pozitive, por janë shumë arrogant, ndryshe nga sa i mendoja e sa më kishin treguar.”


/AlpeNews.al



