Brenda një muaji kanë ndodhur tre ekzekutime që kanë tronditur mbarë opinionin publik.
Vrasjet e bujshme që kanë tronditur vendin kanë ndodhur në Vlorë dhe Elbasan, por çfarë i bashkon këto tre vrasje?
Ajo që i bashkon është se tre të ekzekutuarit sapo ishin kthyer nga Spanja dhe jo shumë ditë larg njëri- tjetrit u vranë me armë në mes të qyteteve.
Vlora është tronditur sërish mbrëmë nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor jeta nga plumbat. Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit të tij rreth orës 21:30, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. I riu mori 10 plumba në kokë dhe krahëror, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja.

Në 11 maj 2021 u ekzekutua në Elbasan Everest Caka, në sy të gruas. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja.Vrasja mbrëmjen e 11 majit në Elbasan sipas hetimeve u krye sipas një skeme të mirëorganizuar dhe vrasësi dyshohet se ishte profesionist.




