Një aksident ka ndodhur në kryeqytet ku një shofere e re, 27-vjeç ka aksidentuar një të moshuar. Mësohet se të dhënat e kësaj ngjarjeje janë nisur në Prokurori për vazhdimin e çështjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.Xh., vjeçe 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Imer Ndregjoni”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar shtetasin R.N., vjeç 74, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.


