• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SANKSIONET PERËNDIMORE/ Aeroporti më i madh i Rusisë pushon nga puna një pjesë të konsiderueshme të stafit
Home
Nderkombetare

SANKSIONET PERËNDIMORE/ Aeroporti më i madh i Rusisë pushon nga puna një pjesë të konsiderueshme të stafit

22 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Aeroporti më i madh i Rusisë, Sheremetyevo i Moskës, deklaroi të hënën se kishte pushuar nga puna një të pestën e stafit të tij, si dhe kishte ngrirë rekrutimin e mëtejshëm pasi trafiku i pasagjerëve ra ndjeshëm për shkak të sanksioneve perëndimore.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse, duke bërë që Moska të hakmerret duke vendosur po të njëjtën masë. Kjo ka sjellë një ulje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve duke bërë që të çojë dhe në reduktimin e personelit të aeroportit. Sanksionet kanë ndërprerë gjithashtu furnizimet e shumicës së avionëve rusë me pjesë rezervë.

“Nga 16 marsi, disa punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo u pushuan nga puna,” njoftoi aeroporti të hënën.

Sheremetyevo është një nga aeroportet më të frekuentuara në Evropë pasi është një qendër tranziti që lidh lindjen me perëndimin.

Aeroporti mbylli dy nga pesë terminalet e tij të pasagjerëve më 15 mars dhe ka nxjerrë një nga pistat e tij jashtë shërbimit.

Kompania gjithashtu ka ngrirë përkohësisht të gjitha projektet e saj të investimeve.

Ural Airlines, një nga transportuesit më të mëdhenj të Rusisë, tha gjithashtu javën e kaluar se ishte detyruar të largonte nga puna disa nga stafi i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGORDHËN NGA "GRIPI I SHPENDËVE"/ Groposen në Shijak mijëra pula
Previous article LUFTA/ Spiunazhi amerikan mundohet të “zbërthejë” planet e Putinit: Ka gishtin në butonin e arsenalit...

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT