• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SANKSIONET KUNDËR IZRAELIT/ BE janë të përçarë mes tyre! Çështja e aseteve ruse mbetet e pazgjidhur
Home
Nderkombetare

SANKSIONET KUNDËR IZRAELIT/ BE janë të përçarë mes tyre! Çështja e aseteve ruse mbetet e pazgjidhur

31 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kaja Kallas më në fund e pranon. Shtetet anëtare nuk bien dakord se si ta ndryshojnë kursin e qeverisë izraelite, thotë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme nga Kopenhageni, ku u mbajt takimi informal i ministrave të jashtëm, i njohur si Gymnich.

Ajo shpjegon se “opsionet janë të qarta”, por nëse “nuk keni një zë të vetëm për këtë çështje, atëherë nuk kemi një zë të vetëm në skenën globale. Dhe kjo është shumë problematike”.

Por ajo që në shikim të parë duket si një deklaratë dorëzimi (“do ta diskutojmë këtë për muaj të tërë”) nuk mund të fshehë një fakt tjetër: dëshira për të sanksionuar Izraelin po rritet në Europë dhe po fiton mbështetje .

Vendet nordike, të udhëhequra nga Danimarka po shtyjnë përpara në këtë drejtim. Megjithatë, plani për të pezulluar marrëveshjen tregtare me Izraelin (dhe madje edhe atë më të vogël, duke bllokuar aksesin e tij në fondet kërkimore të BE-së) nuk ka unanimitetin e nevojshëm. Sepse në anën tjetër të tryezës janë gjithmonë Gjermania (e cila vë veton sistematikisht ndaj vendimeve që dëmtojnë Izraelin), Italia, Republika Çeke dhe madje edhe Hungaria – i vetmi vend që është në mënyrë efektive i lidhur me Netanyahun.

Megjithatë, BE-ja flet me një zë për të paktën dy çështje: kur kërkon që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen, duke lejuar përfaqësuesit e Autoritetit Kombëtar Palestinez të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Dhe duke besuar se “Izraeli aktualisht po minon zgjidhjen me dy shtete”, siç e tha ministri danez Lars Lokke Rasmussen (zëdhënësi tjetër i djeshëm). Nëse nuk do të ishte për BE-në, komentoi Kallas, zgjidhja me dy shtete do të ishte ‘e vdekur dhe e varrosur’ .

Italia thotë se është e kënaqur që ka konsensus mbi masat për të cilat është gati të votojë.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë, së bashku me Gjermaninë, për të vendosur sanksione të reja ndaj kolonëve të dhunshëm dhe për të rritur numrin e atyre që janë sanksionuar nga BE-ja”, thotë Ministri Antonio Tajani.

Po aq e rëndësishme, pohon ai, është që ndihma humanitare të arrijë në Gaza dhe “që themelet e një shteti të ardhshëm palestinez të mos shkatërrohen”.

Nuk ishte tema e vetme në tryezë dje në Kopenhagen. Më shumë sesa Gaza, u diskutua Ukraina. Bëhej fjalë për mënyrën e zbatimit të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat kancelari gjerman Friedrich Merz i konsideron si të vetmen mënyrë për të ndaluar luftën: Moska nuk do të ndalet, tha ai, për sa kohë që mund të “vazhdojë luftën ekonomikisht dhe ushtarakisht”. Por, ndërsa po bëhet përparim në paketën e re (të 20-tën), ka mosmarrëveshje të mëdha për çështjen tjetër, sekuestrimin e aseteve ruse.

Kaja Kallas shprehet kështu: Moska nuk do t’i shohë më kurrë asetet e saj të bllokuara në Evropë, përveç nëse pranon të kompensojë Ukrainën për dëmin e madh të shkaktuar nga lufta. Edhe këtu, shumë vende – përfshirë Italinë – kanë kundërshtime. Belgjika në fakt e ka vënë veton këtij veprimi.

Tajani flet përsëri për një “zgjedhje që ka kuptim politik, por që rrezikon të ketë pasoja të kundërta ”. Sepse, argumenton ai, nëse nuk ka bazë ligjore, “është një dhuratë për Putinin”.

Ndërkohë, mes kësaj breshërie pozicionesh kontradiktore, ultimatumi 14-ditor i Trump-it drejtuar Putin-it do të skadojë nesër. Nëse nuk vjen asnjë përgjigje nga Kremlini, përveç bombardimit të Ukrainës, takimi në Alaskë do të ketë qenë një fiasko e vërtetuar. Uebsajti amerikan Axios shkruan se ka një zhgënjim të konsiderueshëm në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është arsyeja pse besnikët e Trump-it janë të gatshëm të akuzojnë evropianët se po luajnë një lojë të dyfishtë dhe, duke këmbëngulur në mbrojtjen e palëkundur të Ukrainës, se i kanë shtyrë negociatat prapa . Çdo gjë është e mundur, për sa kohë që dështimi bie mbi dikë tjetër./Corriere della Sera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA PREKËSE E GABRIEL LLUCËS/ Kur ishte fëmijë i mbijetoi aksidentit me makinën që i kaloi sipër trupit
Previous article "MË GODITI DHE MË KANOSI"/ Shpallet në kërkim 40-vjeçari pas denoncimit në Policinë e Vlorës

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT