• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SANKSIONET E SHBA/ Kryediplomati iranian : Nuk ndryshojmë politikat tona
Home
Nderkombetare

SANKSIONET E SHBA/ Kryediplomati iranian : Nuk ndryshojmë politikat tona

7 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, kritikoi sanksionet e rivendosura amerikane mbi shtetin e tij, duke thënë se kjo nuk do të bëjë që të ndryshojnë qasjen dhe politikat e tyre

Ministri i Jashtëm Zarif, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraelin, duke thënë se SHBA-të po bëjnë një propagandë duke pretenduar është në vijë të njëjtë me popullin e Iranit, ndërkohë që Netanyahu (kryeministri izraelit) shkruan çdo ditë në Twitter, duke derdhur lot.

“Ju shkruani se bashkëndjeni me popullin e Iranit, megjithatë sanksioni i parë i rivendosur kundër Iranit ka të bëjë me shitjen e avionëve, avionë të cilët do të duhej të përdoren për të mirën e popullit iranian”, tha ai.

Kryediplomati iranian tha se kërcënimet amerikane nuk do të detyrojnë Teheranin të ndryshojë politikat e veta.

“Është e vërtetë se kemi kaluar nëpër një periudhë shumë kritike, dhe se sanksionet e SHBA-ve mund të shkaktojnë probleme. Megjithatë, bota po flet për një SHBA të izoluar, jo një Iran të vetmuar”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot do të fillojnë me implementimin e pakos së parë të sanksioneve ndaj Iranit.

Ai shtoi se administrata amerikane është e gatshme të ulet me Teheranin, porse Irani para kësaj duhet të vendos ndryshime të rëndësishme në politikën e tij. Sekretari amerikan tha se “Irani doemos duhet të sillet si vend normal”.

Paraprakisht, Departamenti i Thesarit i SHBA-ve njoftoi se do të implementojë pjesën e parë të sanksioneve ndaj Iranit duke filluar nga 6 gushti, ndërsa pjesën tjetër nga 4 nëntori.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 8 maj tha se vendi i tij tërhiqet nga marrëveshja e arritur me Iranin.

Pas njoftimit që bëri se SHBA-të do të rivendosin sanksionet ndaj Iranit, në 90 ditët e ardhshme, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se kompanive Boeing dhe Airbus do t’u merren licencat për t’i shitur avionë Iranit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNAT NË VLORË/ Detajet: Si iu drejtua 50 vjeçari me armë pronarit të dyqanit. Kush është i dyshuari...
Previous article REFUGJATËT/ "EASO": Aplikimet për azil në vendet evropiane kanë shënuar rënie

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT