• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Samiti Trump-Putin zhgёnjyes, çështjet e mëdha ende pa një zgjidhje
Home
Nderkombetare

Samiti Trump-Putin zhgёnjyes, çështjet e mëdha ende pa një zgjidhje

17 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-sё nё takimin me burrin e fuqishёm tё Rusisё tregon dobёsi evidente. Ai është personi i gabuar nё arenёn ndёrkombёtare, mendon Bernd Riegert.

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi njё tweet tё Trumpit duke i vёnё atij kёsisoj vulёn zyrtare tё Kremlinit. Presidenti amerikan nё postimin e tij  akuzon SHBA-nё e si rrjedhojё edhe vetveten, si pёrgjegjёs pёr raportet e kёqia me Rusinё, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar “me budallallёk”. A ёshtё SHBA vet fajtore, qё shёrbimi sekret rus ka ndёrhyrё me haker nё autoritetet elektorale partiake dhe qё presidenti rus ka pushtuar Krimenё?  Kjo ёshtё thjesht qesharake, por edhe njё veprim i paparё ndonjёherё nё historinё e re amerikane. Me tezat e tij ai e ka diskualifikuar veten sёrish.

Kёshtu nuk ёshtё sjellё asnjёherё ndonjё president. E njё president nuk duhet tё veprojё kёshtu. Pyetja ёshtё, se edhe sa kohё republikanёt dhe mbёshtetёsit e presidentit do tё duan tё vazhdojnё ta pёrballojnё kёtё president tё paaftё dhe tё ҁoroditur nё Shtёpinё e Bardhё? Trump belbёzon vazhdimisht fjali tё pёrgjysmuara kundёrthёnёse. Disa prej tyre nga ditёt e fundit: Herё NATO-ja i merr shpirtin SHBA-sё, e herё tjetёr ajo ёshtё si njё festё e dashurisё. Herё BE-ja ёshtё armik, e herё Kina ёshtё armike, ose tё dyja bashkё. Herё Britania e Madhe duhet tё padisё BE-nё pёr Brexit, herё kryeministrja May ёshtё mikja mё e mirё. Pastaj Gjermania ёshtё si rob nё duart e Putinit, por njёkohёsisht Putini ёshtё njё konkurrent korrekt.

Riegert Bernd Kommentarbild AppBernd Riegert

Edhe sa mund tё durohet mё Trumpi?

Belbёzimi i tregtarit tё imobiljeve tё shndёrruar nga yll televizioni nё kryepopulist ёshtё e vёshtirё tё durohet. Krahasuar me presidentin rus, Trump dukej i dobёt, i pasigurtё, i papёrgatitur. Gjithmonё kur Trump shkakton dёme nё kampin e politikёs sё jashtme, ministrave tё tij u duhet t’i rivendosin gjёrat nё vend dhe t’i pёrkthejnё sёrish nё politikё fjalёt e marra tё njё presidenti qё i lё pasdore faktet. Edhe sa kohё do tё vazhdojnё ata ta ndjekin atё?

Putinit duket se i ёshtё vёnё re njё nёnqeshje djallёzore gjatё paraqitjeve tё tij me Trump nё Helsinki. Atij i mjaftonte tё rrinte i qetё, tё shihte e tё dёgjonte se si Trump e shpёrbёn rendin global botёror. Javёt e fundit ai e e shpalli BE-nё armik. Akuzat ndaj Putinit dhe Rusisё nё SHBA mbeten nё tё kundёrt pa asnjё efekt. A ёshtё pёrpjekur Putini, t’i influencojё zgjedhjet nё SHBA mё 2016, donte ai ta ngrinte Trumpin nё post, a ka ai nё dorё material dёshmie kundёr klanit Trump? Nёse i mbledh tё gjitha, mund tё mendosh, se kёtu diҁka mund tё ketё, qё e detyron Trumpin tё sillet kёshtu pikёrisht pёrballё autokratit rus.

Nё Helsinki mund tё thuash se mё shumё ishte presidenti qё takoi oficerin komandues. Egomani amator takon profesionistin e shkolluar tё shёrbimeve sekrete. E vetmja, qё i bashkon tё dy burrat, ёshtё se ata nuk e marrin aq seriozisht tё vёrtetёn.  Putin e ka bёrё fare tё qartё, qё ai nuk synon tё fitojё besimin, por do tё realizojё interesat e veta. Natyrisht ёshtё mirё, qё tё dy burrat e pushtetshёm flasin me njeri-tjetrin. Por spektakli, qё me sa duket dёshiron Trump nuk mjafton. Bota pret mё shumё, kёtё Trumpi e ka kuptuar nё ato pak ҁaste tё kthjellimit tё tij. Pritshmёritё u zhgёnjyen. E gjora Amerikё, qё ka zgjedhur president kёtё ekscentrik, tё pakalkulueshёm dhe tё rrezikshёm. Tё shpresojmё qё ai tё mos shkaktojё edhe mё shumё dёme.

Koment nga “Deutche Welle”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bashkimi Europian: Asociacioni, sipas të ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Brukselit
Previous article Ylli Limani ne krahë të vajzës së ish-deputetes/ Ai i thotë publikisht: Faleminderit Ada që ishe...

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT