• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE/ Propozimi i Michel për zhbllokimin e situatës: E drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat nuk kryhen
Home
Nderkombetare

SAMITI PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE/ Propozimi i Michel për zhbllokimin e situatës: E drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat nuk kryhen

19 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel propozon që pagesat për krizën e Coronës në raste grindjesh mund të ndalen. Holanda ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit të ri. Samiti i BE në Bruksel vazhdon (e akt.).

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel ofroi të shtunën një propozim kompromisi, për të zbutur kundërshtimin e vendeve donatore të BE lidhur me shpërndarjen e fondeve të rimëkëmbjes, Holandë, Austri, Danimarkë, Suedi. Dita e parë e samitit u zymtua nga bllokada e kryeministrit holandez, Mark Rütte.

Propozimi i Charles Michel
Ai kërkoi një të drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat e premtuara nga vendet marrëse nuk kryhen. Michel tani propozon një kompromis, që krahas shkurtimit të granteve nga 500 në 450 miliardë euro, përmban edhe një mekanizëm të BE, në të cilat pagesat në raste grindjesh të mund të ndalen. Vëllimi i përgjithshëm i paketës në grante dhe kredi qëndron edhe më tej në 750 miliardë euro.

Samiti

Holanda duket se ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit të shtunën, shkruan dpa. Ky është një hap serioz në drejtimin e duhur, deklaroi një diplomat holandez. Megjithatë ka ende shumë pyetje të hapura.

Në fillimin e ditës së dytë të samitit të BE (18.07)ra në sy heshtja. Asnjë nga krerët e qeverive dhe shteteve të BE nuk doli para kamerave para fillimit të samitit për të dhënë një prognozë për ditën e dytë të negociatave. Aktualisht debatohet për fondin e rimëkëmbjes për Coronën në vlerë 750 miliardë euro dhe buxhetin financiar të BE deri në vitin 2027 në masën e 1100 miliardë eurove. Heshtja kuptohet: Në ditën e parë të samitit nuk pati asnjë afrim në pozicionet e largëta mes 27 vendeve anëtare e asnjë shenjë shprese.

Merkel Macron Michel

Holanda kërkon “garanci absolute”
Natën e së premtes, kryeministri holandez, Mark Rutte foli për një atmosferë të tensionuar, që ishte ashpërsuar edhe më tej. Rutte së bashku me vendet e tjera donatore si Danimarka, Suedia, Austria kërkojnë që grantet për fondin e rimëkëmbjes të jepen vetëm kundrejt kushteve shumë strikte. Përmbushja e këtyre kushteve duhet të „garantohet në mënyrë absolute”, si për shembull përmes vendimeve unanime, kërkoi kryeministri holandez. Vendet pritëse si Italia, Spanja, Greqia e refuzojnë këtë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte e cilësoi qëndrimin holandez për veto si të papranueshëm. Kancelari austriak, Sebastian Kurz në një intervistë me ORF e vuri në pikëpyetje financimin e menduar në BE përmes borxheve të përbashkëta. Një “union borxhesh” nuk duhet të ketë, tha Kurz.

Sipas diplomatëve, drejtuesi i raundit të samitit, Charles Michel dhe presidentja e Këshillit të BE, Angela Merkel, pasi Gjermania mban presidenën e radhës, kanë përpunuar gjatë natës propozime kompromisi, që po diskutohen gjatë së shtunës në grupet e punës të krerëve të shteteve e qeverive të BE. Të premten, Merkel u shpreh spektike nëse do të arrihet tek një zgjidhje. Nëse ky samit dështon, atëherë deri në fund të muajit, duhet të ketë edhe një maratonë tjetër negociatash.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen kanë paralajmëruar nga pasojat katastrofale ekonomike të pandemisë dhe kanë kërkuar vendime të shpejta. “Kjo është shumë e rëndësishme. Shumëçka ndodhet në lojë”, tha von der Leyen. Kurse Macron bëri fjalë për një „orë të së vërtetës” për Europën.

“Dirigjentja e Europës”
Shpresa të mëdha në këtë samit lidhen me kancelaren Merkel. Ajo është kryetarja e qeverisë me më shumë vite përvojë qeverisjeje dhe për të tretën herë pjesëmarrëse në bisedimet për buxhetin e BE. Përveç kësaj Gjermania paguan pjesën kryesore në fondin e rimëkëmbjes. Ndoshta edhe për këtë arsye, presidenti lituanez, Gitanas Nausedsa i dhuroi presidentes së radhës, Merkel, një shkop dirigjenti. Merkel festoi 66 vjetorin. „Për një sinfoni të jashtëzakonshme europiane! Urime të përzemërta…dirigjentja e Europës 2020, shkroi Nausedsa në Twitter./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRITË JESHILE NGA ITALIA/ Edvin Prifti: Laktoferrina mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid 19
Previous article PUSIME MES DETIT, LAGUNËS DHE PYLLIT/ Turistët vendas i rikthehen plazhit te Darëzezës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT