Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Moldavi.
Në fund të mbledhjes Rama i është hedhur në qafë homologes italiane, Giorgia Meloni dhe e ka puthur, mirëpo duket se puthja i erdhi shumë papritur Melonit.
“Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ‘sulmoi’ kryeministren italiane Giorgia Meloni”, shkruan kryeredaktorja e Euroactiv, Aneta Zachová në Twitter ndërsa ka publikuar videon.


