Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është nisur me tren për Hanoi, për të zhvilluar bisedimet me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Ai mbërriti në qytetin kufitar kinez të Dandong pas orës lokale 21:00 të shtunën. Kim udhëtoi drejt Hanoi me motrën e tij Kim Yo Jong dhe një nga negociatorët kryesorë të tij, ish gjeneralin Kim Yong Chol.

Samiti vjen pas takimit historik mes dy liderëve vitin e kaluar në Singapor.


