• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI/ Kryeministrat e Ballkanit, bashke ne Shkup kunder barrierave
Home
Rajon

SAMITI/ Kryeministrat e Ballkanit, bashke ne Shkup kunder barrierave

17 October, 2017 Redaktor1 Politikë, Rajon

Isak Ramadani

Në Shkup u takuan sot kryeministrat e katër vendeve të Balkanit në konferencën rajonale të quajtur “Samiti 100”. Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës folën për nevojën e heqjes së pengesave të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe për lidhjet infrastrukturore ndërmjet tyre.
Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Bosnjë e Hercegovinës morën pjesë në takimin e nivelit të lartë të quajtur Samiti 100 për lidhshmërinë ndërmjet vendeve të Ballkanit përmes ekonomisë, në radhë të parë dhe lidhjeve infrastukturore. Në takim ishin të pranishëm drejtues të ndërmarrjeve të mëdha të vendeve të Ballkanit e prëndimor. Kryeministrat theksuan domosdoshmërinë për kalimin dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në shtetet e rajonit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se është bërë e lehtë që drejtuesit e qeverive të Ballkanit perëndimor të organizohen pa ndihmën e ndërmjetësve për të qenë së bashku, një gjë që praktiksiht ishte e pamundur vetëm para pak vitesh, tha ai. Ndërkaq, ai shtoi se përjekjeve për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në rajon u janë bërë një sërë barrierash që i pengon qeveritë të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre.
Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kryeministri Rama përmendi një shifër prej 3800 vjetësh pritjeje në kufijt e shteteve të rajonit.
“Presin njerëzit dhe mallrat. Këtë vetëm Ballkanit mund t’i ndodh, por duhet të përpiqemi në të ardhmen që njerëzit të mos presin dhe këto hapësira të çelen për bashkëpunim dhe tregëti”, theksoi ai. Kryeminisrti Rama tha se për këtë nuk duhet fajësuar evropianët por vetë shtetet ballkanike.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. “Nëse biznesi shkon mirë edhe ne politikanët do të tregojmë rezultate të mira para qytetarëve”, tha ai, ndërsa shtoi se “Edhe Evropa perëndmore do të na respektojë më tepër nëse jemi më unik dhe të bashkuar dhe tregojmë bashkëpunim ndërmjet kompanive në rajon dhe vetë shteteve. Qeveria e Maqedonisë ka bërë koncepte rajonale në mbështetje të investimeve në ekonomi ndërsa ne për kompani të vendit i konsiderojmë të gjitha kompanitë e rajonit”, tha Zaev.
Dushko Markoviç, kryeministër i Malit të Zi tha se popujt e këtij rajoni jetojnë pranë njëri tjetrit por nuk mund të arrijnë tek njëri tjetri. “Në rajonin e Ballkanit perëndimor duhet të zgjidhen çështjet më të rëndësishme të zhvillimit dhe mirëqenies”, tha ai.
Kryetarit të Këshillit ministror të Bonjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç i janë dashur 12 orë rrugë të bëjë nga Sarajeva përmes Stambolli për të arritur në Shkup. Edhe ai foli për nevojën e qarkullimit pa vonesa dhe pa pengesa doganore të njerëzve e mallrave.
“Bashkëpunimi i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor ndërmjet veti dhe me BE-në duhet të jetë lartë në listën e përparësive të të gjitha qeverive në rajon për të krijuar ambientin e qarkullimit të shpejtë të njerëzve dhe mallrave”, tha ai.
Në takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Irina Shayk vjen me foto interesante (Foto)
Previous article TAKIMI/ Tramp: SHBA, mbeshtetje Greqise per rimekembjen nga kriza

Redaktor1

Postime të ngjashme

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT