• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 May, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

29 May, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I TIRANËS/ Ja kush do ta përfaqësojë Kosovën, ftesa vjen nga BE-ja
Home
Politikë

SAMITI I TIRANËS/ Ja kush do ta përfaqësojë Kosovën, ftesa vjen nga BE-ja

3 December, 2022 shqipe.autor Politikë

Do të jetë presidentja Vjosa Osmani ajo që do të përfaqësojë Kosovën në samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë në 6 dhjetor.

Kopjen fizike të ftesës, kryetares së shtetit kosovar ia dorëzoi në Prishtinë ambasadori i BE-së atje, Tomas Sznunyog. Ftesa vinte nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. “Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të bllokut për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tirana ‘BLINDOHET’ prej datës 5 dhjetor/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse (HARTA)
Samiti, i pari i këtij lloji i mbajtur në Ballkanin Perëndimor, konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik mes Bashkimit Europian dhe rajonit me një perspektivë të qartë drejt BE-së.

E ashtuquajtura Deklarata e Tiranës që do të dalë nga ky takim, thuhet se do të mirëpresë gjithashtu heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

Tirana mes Samitit dhe protestës/ Çfarë do ndodhë më 6 dhjetor? Rrumbullaku: Jemi të përgatitur për…
Teksti përmban edhe përkushtimin ndaj sektorit të energjisë, infrastrukturës digjitale, infrastrukturës dhe projekteve të mbrojtjes së mjedisit. Në samiti janë ftuar liderë të të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe atyre të rajonit, ndërsa nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja e presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DI ÇFARË KA NDODHUR"/ Zbulimi tronditës i shkencëtarit: Kam punuar në laboratorin e Wuhan...
Previous article BLLOKADA PËR ANËTARËSIMIN NË NATO/ Suedia nis ekstradimin e kurdëve në Turqi

shqipe.autor

Postime të ngjashme

"TUNELI I MURRIZIT GATI NË PËRFUNDIM"/ Balluku inspekton nga afër punimet Politikë

"TUNELI I MURRIZIT GATI NË PËRFUNDIM"/ Balluku inspekton nga afër punimet

RIKTHIMI I BASHËS/ Gjekmarkaj: Të mos bëhet personazh memesh, të bëjë hap pas bashkë me Berishën Politikë

RIKTHIMI I BASHËS/ Gjekmarkaj: Të mos bëhet personazh memesh, të bëjë hap pas bashkë me Berishën

"NUK KEMI..."/ Berisha: Kush kërkon video e përgjime nga ne për manipulimet në 14 maj, janë skllevër të mafies Politikë

"NUK KEMI..."/ Berisha: Kush kërkon video e përgjime nga ne për manipulimet në 14 maj, janë skllevër të mafies

Facebook Comments

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë Blog

EDMOND LAÇI/ Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington? Blog

FRROK ÇUPI/ Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit Blog

EDMOND LAÇI/ Disa orë “perandor” në perandorinë e çajit

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion Blog

LUTFI DERVISHI/ 10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT