Vijon të zhvillohet në Poznan të Polonisë samiti midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Kjo e fundit ka zhvilluar një takim edhe me kancelaren e gjermanisë Angela Merkel.
Më poshtë po përcjellim edhe një nga fotografitë e këtij takimi.
Ndërkohë, përpos liderëve të Ballkanit perëndimor, të pranishëm në samit janë edhe liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.



