Në fjalimin që po mban në samitin e NATO , Trump e bëri fakt të kryer rritjen e shpenzimeve nga vendet aleate. Marrëveshja për rritjen e investimeve në mbrojtje do të realizohet shume shpejtë, u shpreh ai.
I pyetur mbi protestat që po zhvillohen në Britani për shkak të vizitës së tij, Trump shprehet se ndihet i qetë dhe ato pretesta janë të pakuptimta.
Për çështjen e Brexit, Trump u shpreh se nuk i takon atij të shprehet mbi këtë çështje duke vazhdur. Njerërzit votuan për të dalë jashtë BE, unë dua vetëm që ata të jenë të lumtur pas gjithë këtij procesi. Unë besoj se njreërzit në Britani ,Irlandë e Skoci e deshën Brexit-in për shkak të emigrantëve.
Mbi takimin me Putin ,Trump shprehet: Takimi me Putin do të jetë produktiv, unë do përfaqësoj interest e SHBA dhe nuk mund t’a konsiderojë Putin si armik.
Mbi krizën ekonomike SHBA-Kinë ai u shpreh: Unë shpresoj që tregjet nga Kina dhe Rusia të tregohen të ndershem më produktet Amerikane. Për Kinën kam një respekt të veçante, e mbi të gjithapër Presidentin. Jemi në prag të një marrëveshje të ndershme.
I pyetur mbi ndikimin e Rusisë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, Trump u rezervua në përgjigje.
“Ne po kërkojmë paqen, e duam paqen gjithandej, në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe botën anembanë”, e mbylli fjalimin Trump.
AlpeNews.al/


