PARIS- Rreth 100 shtete janë ftuar në Samitin e Parisit për Klimën në 12 dhjetor, por jo presidenti amerikan, Donald Trump ”për momentin”.
Ky samit, që Franca organizon me rastin e dyvjetorit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, do të mbledhë 2 000 pjesëmarrës nga 100 shtete të ftuar dhe 800 organizata dhe aktorë publikë dhe privatë.
Duhet prezantuar bilanci në trajektoren tonë në raport me angazhimet. Nëse nuk do të përshpejtojmë përpjekjet tona, nuk do të mundemi të arrijmë objektivin për një rritje të temperaturës me 1,5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Duhen dyfishuar përpjekjet, në mënyrë të shpejtë”, njoftoi Elize në një deklaratë, raporton ata.
“Donald Trump për momentin nuk është i ftuar”, shtoi Elize, ndërsa presidenti amerikan njoftoi në qershor tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit, që do të jetë gjithsesi efektive vetëm në 2020.