• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I JAVËS SË QËNDRUESHME/ Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara
Home
Politikë

SAMITI I JAVËS SË QËNDRUESHME/ Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

15 January, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mori fjalën në Samitin e “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku prezantoi projektet që po formësojnë të ardhmen e Shqipërisë në fushën e energjisë së pastër.

Ai falënderoi Sheikun Muhamed Zayed për mbështetje dhe frymëzim në këtë rrugë përpara, duke theksuar rëndësinë e diversifikimit të sektorit energjitik, ku Shqipëria po bëhet pjesë e vendeve kryesore të Europës për energjinë e ripërtëritshme.

‘Nder i madh që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë, por atë çka në kohë është e ardhmja e Shqipërisë me çuarjen pra të energjisë së pastër me partnertitet me Emiratet. Falënderoj lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen dhe vazhdueshme dhe frymëzimin për mua dhe për ne në këtë rrugë përpara ku së bashku dhe falë Emirateve trë Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka po diversifikojnë sektorin energjitik. Prodhimi energjitik është 100% nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme është 44%. E bën Shqipërinë pjesë të vendeve në krye të listës europiane së bashku me vendet skandinave për % e energjisë së përtëritshme.’

Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore, një hap kyç për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në sektorin energjitik dhe për forcimin e pozicionit të saj në rajon. Ai gjithashtu theksoi se ky partneritet do të kontribuojë jo vetëm për energjinë, por edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.

‘Përfitoj për tju informuar se sot shumë shpejt do nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon. Ky hap për rajonin dhe Europën nuk do ishte i mundur pa bashkëpunimin e Emiratet dhe pa dikë që dua të përmend se ka qenë kyç në orientimin doktori Sulltan Axhav. Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, keqkuptime i kanë dhënë formë së shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familje së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme.’

Në fjalën e tij, Rama shprehu mirënjohjen për kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ishte e pranishme në ngjarje për të mbështetur marrëveshjen strategjike që do të ndihmojë Shqipërinë të arrijë objektivat e saj energjitike dhe të bashkohet më tej me familjen europiane.

‘Është një kontribut jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Në mënyrë të tillë që të gjithë ne duam të arrijmë duke u bashkuar me familjen europiane. Shpreh mirënjohjen time edhe për dikë që sapo hyri në sallë dhe të gjithë u ngritët në këmbë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Që është këtu për të bekuar këtë marrëveshje. ‘

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET PAJETË NË OBORRIN E BANESËS/ Policia: Viktima është goditur pas koke me sende të forta
Previous article PAMJET/ Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT